Kush ka guxim ta hetojë SHIK-un?

Politika

Kush ka guxim ta hetojë SHIK-un?

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 26 maj 2017 Në ora: 16:37
Ilustrim

Veprimtaria e ish Shërbimit Informativ të Kosovës, vazhdon të mbetet engimë. Deri më tash, askush nuk ka treguar se me çfarë në të vërtetë merret kjo organizatë, e cila shpesh herë akuzohet edhe si organizatore e vrasjeve politike në Kosovë.

Një komision parlamentar që do të hetonte mbi veprimtarinë e SHIK-ut, ishte propozuar qysh në vitin 2012, por që nuk kishte gjetur përkrahje nga pozita e atëhershme.

Pozita, përkatësisht Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk e kishte përkrahur iniciativën e Lëvizjes Vetëvendosje, për hetimin e kësaj organizate me anë të një komisioni parlamentar. LDK-ja kishte inisistuar  që me hetimin e SHIK-ut të merrej Prokuroria.

Ndërsa vitet kanë kaluar, as Prokuroria e as Kuvendi i Kosovës, nuk u morën me këtë çështje.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Shtunën dhe të Dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat