“Haradinaj nën kupolën e klanit mafioz, “Pronto”-SHIK”

Politika

“Haradinaj nën kupolën e klanit mafioz, “Pronto”-SHIK”

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 26 maj 2017 Në ora: 16:45
Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj

“Kosovën nuk e presin ditë të mira, jo që nuk kam besim në Ramushin por shteti është i zënë nga mafia politike e PDK-së dhe shumë vite duhen për tu pastruar shteti nga këto duar të oktopodit  të Shërbimit Informativ te Kosovës (SHIK-ut)”, ka thënë Naim Miftari.

Ish Shërbimi Informativ i Kosovës, i cili drejtohej nga Kryetari i PDK-së Kadri Veseli, ishte akuzuar vazhdimisht për vepra të ndryshme. Madje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, që tani ka lidhur koalicion me PDK-në e Veselit, kishte hedhur akuza të rënda në drejtim të SHIK-ut të Veselit.

Daut Haradinaj, ish deputet i AAK-së, kishte akuzuar SHIK-un, për mveshje të Haraçit. Haradinaj, partia e të cilit lidhi koalicion me Veselin dhe PDK-në, në nëntor të vitit të kaluar, e kishte quajtur SHIK-un organizatë kriminale dhe të nëntokës.

“Nuk do të heshtim, duhet ta kuptoj edhe SHIK-u se i kanë rënë dhëmbët. Populli e ka kuptuar të vërtetën, edhe ajo organizatë kriminale që e ka sunduar vendin në nëntokë, nuk mundet më me spekulime kurse populli i ka qelë sytë. Po e njëjta organizatë është me këso pallavra na kanë lodhur 17 vjet”, kishte thënë Haradinaj, kur ishte pyetur gjatë një interviste lidhur me akuzat për haraç.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Shtunën dhe të Dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat