Emblema e UÇK-së askënd nuk e mvesh me imunitet para drejtësisë

Politika

Emblema e UÇK-së askënd nuk e mvesh me imunitet para drejtësisë

Arbnore Zhushi Nga Arbnore Zhushi Më 26 maj 2017 Në ora: 16:54
Kandidati për Deputet nga radhët e LDK-së Anton Quni

Kandidati për deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës Anton Quni, ka folur për prishjen e koalicionit me Partinë Demokratike të Kosovës. Quni në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot”, ka treguar shkakun pse PDK-ja votoi rrëzimin e Qeverisë së drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa. Ai ka folur edhe për zërat se është kontaktuar nga Gjykata Speciale si dëshmitar për krime lufte, derisa ka një përgjigje edhe për deputetin e PDK-së Bislim Zogaj, i cili e krahasoi atë me ministrin serb Ivica Daçiq.

“Bota sot”: Pse u prish koalicioni i partisë tuaj me PDK-në? Cili ishte shkaku kryesor?

Anton Quni:
Sukseset e njëpasnjëshme që shënonte Qeveria dhe në veçanti ato në drejtim të forcimit të rendit dhe sundimit të ligjit në vend, i frikësuan të gjithë ata që kanë probleme me ligjin. Seanca e fundit në Kuvend, tregoi se LDK-ja, si parti shtetformuese, është në shenjëster të të gjitha formacioneve në vend që kanë probleme me të kaluarën e tyre.

“Bota sot”: Emri juaj është lakuar nga deputetja e PDK-së Ganimete Musliu si dëshmitar i Gjykatës Speciale? Jeni kontaktuar nga kjo gjykatë si dëshmitar deri tani?

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Shtunën dhe të Dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat