Pacolli: Qytetarët kanë shumë arsye ta mbështesin koalicionin e shpresës

Politika

Pacolli: Qytetarët kanë shumë arsye ta mbështesin koalicionin e shpresës

Më: 26 maj 2017 Në ora: 19:01
Aktivitetet e AKR

Lideri i AKR-së Behgjet Pacolli përmes Facebook-ut ka treguar aktivitetet e ditës së sotme. Nga Anamorava në Gjilan e deri tek Ferizaj ai ka takuar qytetarët e Kosovës duke u kërkuar ta mbështesin koalicionin e shpresës.

Pacolli thotë se qytetarët kanë shumë arsye ta mbështesin këtë koalicion.

Postimi i plotë i tij:

Aktivitetet e ditës së sotme...

Në kryeqendrën e Anamoravës në Gjilan, takova strukturat e AKR-së. Mobilizimi i strukturave të partisë është në nivelin më të lartë për ti kthyer #Shpresën vendit.

Aktivitetin tim e vazhdova në Ferizaj ku vizitova Fabrikën e konstrukcioneve të Çelikut si dhe fabrika e dyerve, dritareve dhe mobilieve '' Dardania Model".

Jam i inkurajuar që platforma për #Zhvillim Ekonomik dhe #Punësim vazhdoi të mirëpritej në qytetin e Ferizajit gjatë takimit me strukturat dhe mbështetësit e AKR.

Qytetarët e Kosovës kanë shumë arsye që ta mbështesin koalicionin e #Shpresës.

Është koha për #Drejtësi, #Siguri dhe #Punësim.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat