Qytetarët Fatmir Limajt: Si mund të të besohet kur deri dje akuzoje Kadri Veselin dhe ke bërë pasuri marramendëse?

Politika

Qytetarët Fatmir Limajt: Si mund të të besohet kur deri dje akuzoje Kadri Veselin dhe ke bërë pasuri marramendëse?

Më: 26 maj 2017 Në ora: 22:43
Fatmir Limaj

Në emisionin Magazina Zgjedhore, kryetari i Nismës, Fatmir Limaj është duke iu përgjigjur pyetjeve të qyetarëve në Facebook.

Kishte prej tyre që e pyetën Limajn se si mund t’i besohet koalicionit PDK-AAK-Nisma, kur, sipas komentuesit, zyrtarë të Nismës e AAK-së e kanë akuzuar kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin si drejtues të SHIK-ut.

“Deri tash keni fol për Kadrinë. I keni thënë drejtues i SHIK-ut. Si me ju besu juve?”, ka qenë pyetja e drejtuar për Limajn.

Por, drejtuesi i Nismës nuk është munduar shumë që t’i përgjigjet kësaj pyetje.

Ai tha se “secili mund t’i beson kujt të dojë”.

Një tjetër komentues e pyeti Limajn, se si mund të votohen politikanët që kanë bërë pasuri marramendëse duke qenë në pushtet.

Por, sipas Limajt ka qindra-mijëra qytetarë që kanë pasuri më shumë se politikanët.

Pasurinë e tij e të tjerëve politikanë ai e quajti persepsion të gabuar.

“Ka qindra e mijëra që kanë pasuri më shumë se politikanët. Është kriju njër percepsion i gabum”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat