Lumir Abdixhiku bojkoton debatin ku është Arbana Xharra

Politika

Lumir Abdixhiku bojkoton debatin ku është Arbana Xharra

Më: 26 maj 2017 Në ora: 22:56
Arbana Xharra dhe Lumir Abdixhiku

Lumir Abdixhiku, i sapo aderuar në LDK dhe kandidat për deputet nga kjo parti, ka refuzuar të shkojë në debatin e ftuar nga televizioni Dukagjini.

Në këtë debat është edhe e sapo aderuara në PDK, Arbana Xharra e cila megjithatë nuk është kandidate për deputete në këtë koalicion.

Njoftimin për bojkot të Abdixhikut në këtë debat e ka bërë vetë Xharra në llogarinë e saj në facebook.

“Sonte ne debat, Lumir Abdixhiku ka refuzuar te përballet me mua”, ka shkruar Xharra.

Përndryshe, Abdixhiku e Xharra kanë pasur një polemikë të ashpër nga distanca nëpërmjet Facebookut.

Që situata ndërmjet tyre të jetë edhe më e rëndë, Xharra ka deklaruar se me Abdixhikun kanë pasur edhe marrëdhënie shumë të mira familjare, pasi ata kanë shkuar me familje tek njëri-tjetri.

Krejt kjo pasi Xharra aderoi në PDK, u sulmua ashpër nga shoqëria civile e një prej tyre ishte edhe Abdixhiku.

Ky i fundit disa ditë më vonë hyri në LDK dhe kjo irritoi Xharrën e cila e quajti të paturpshëm Abdixhikun i cili e kishte kritikuar kinse nga pozita e një pjesëtari të shoqërisë civile e ndërkohë që ishte gati të futej vetë në LDK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat