Nëse PAN nuk i arrin 51 vota, Ramush Haradinajt i rrezikohet posti i Kryeministrit!

Politika

Nëse PAN nuk i arrin 51 vota, Ramush Haradinajt i rrezikohet posti i Kryeministrit!

Më: 26 maj 2017 Në ora: 23:46
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj

Analistët politik në emisionin “Analiza Zgjedhore” në Klan Kosova konsiderojnë, se secili koalicion që nuk e arrin shifrën prej 41 deputetëve, do ta kenë të vështirë të krijojnë një shumicë stabile.

Sipas tyre, edhe nëse koalicioni i madh, PAN, nëse nuk e arrin shifrën prej 51 deputetësh, do t’u rrezikohet pozita e kryeministrit, pozitë në të cilën është nominuar lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Astrit Gashi, ka theksuar se sa më e vogël është dalja në zgjedhje, rezultati do të shkoj në favor të koalicionit PAN.

Ndërkaq, në këtë debat nuk është përjashtuar mundësia që deputetë të njërit koalicion, të bëjnë lëvizje në koalicionin tjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat