Haradinaj: Ky vend do të ecë përpara

Politika

Haradinaj: Ky vend do të ecë përpara

Më: 27 maj 2017 Në ora: 16:57
Ramush Haradinaj

I nominuari për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-Nisma për Kosovën, Ramush Haradinaj ka deklaruar se më 11 qershor do të vendoset në mes të vazhdimit të stagnimit të vendit apo ecjes para në mënyrë të sigurt e të shpejt drejt një Kosove të zhvilluar e prosperuese.

Ai në facebook ka shkruar se rinia me të drejtë kërkon perspektivën Evropiane, e jo siç kemi mbetur sot të izoluar.

“Rinia me të drejtë kërkon arsim cilësor, punësim e zhvillim për Kosovën, e jo siç kemi mbetur sot më të varfërit në Evropë. Me 11 qershor do të vendosni në mes të vazhdimit të stagnimit të vendit apo ecjes para në mënyrë të sigurt e të shpejt drejt një Kosove të zhvilluar e prosperuese. Një vend me një rini kaq shumë vibrante e dinamike ka nevojë për një qeveri proaktive dhe të guximshme përballë zgjidhjes së problemeve të cilat po rëndojnë mbi rininë dhe qytetarin tonë.Ne jemi bërë bashkë dhe kemi vullnetin e plotë për të ofruar zgjidhjen e këtyre problemeve. Kosova nuk e ka luksin e vazhdimit të vendnumërimit. Ky vend do të ecë përpara. Nuk kemi kohë për të humbur”, ka shkruar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat