Këta janë tre kandidatet për deputetë që vijnë nga i njejti fshat

Politika

Këta janë tre kandidatet për deputetë që vijnë nga i njejti fshat

Më: 27 maj 2017 Në ora: 17:57
Fshati Baks

Banorët e fshatit Baks të Skenderajt do ta kenë të vështirë të vendosin se për kë do të votojnë nese ata janë përcaktuar për PDK-në. Kjo pasi në garë për deputet nga ky fshat janë tre kandidatë.

Image
Ganimete Musliu

Ganimete Musliu, është njëra ndër kandidatet e cila ka lindur dhe është rritur ne këtë fshat të Skenderajt. Musliu njihet si deputete që është munduar ta jap kontributin e vet për mirëqenien e banoreve të Drenicës.

Image
Abdyl Saliuhu

Abdyl Saliuhu, është kandidati tjetër i PDK-së që vjen po nga ky fshat. Aktualisht Salihu jeton dhe punon në Mitrovicë. Banorët atje e njohin si një ndër doktorët me të mirë që ka qyteti i Mitrovicës.

Image
Abdyl Ymeri

Abdyl Ymeri, po nga PDK-ja është kandidati i tretë nga i njejti fshat. Ymeri ka linur dhe është rritur në këtë vend, ndërkohë tash jeton Skenderaj. 

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit, pritet të garojnë 5 koalicione, 19 parti politike dhe 2 iniciativa qytetare.

Partive politike u ka mjaftuar shpallja e zgjedhjeve të reja, në mënyrë që brenda natës, të zotohen se do t’i zgjidhin, të paktën deklarativisht, problemet e shumta të grumbulluara në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat