Kandidatët e LDK-së për deputetë: Të bashkuar për t’ia bërë terr koalicionit të territ!

Politika

Kandidatët e LDK-së për deputetë: Të bashkuar për t’ia bërë terr koalicionit të territ!

Më: 27 maj 2017 Në ora: 21:31
Vjosa Osmani, Haxhi Avdyli dhe Halim Muçolli

16 ditë para datës së zgjedhjeve parlamentare, tre kandidatë për deputetë të Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së i kanë shpallur luftë “koalicionit territ”, siç e kanë quajtur ata, duke aluduar tek PDK, AAK dhe NISMA.

Vjosa Osmani, Haxhi Avdyli dhe Halim Muçolli, janë këto tri figura të LDK-së që garojnë në zgjedhjet e 11 qershorit.

Gjatë ditës së sotme, ata kanë realizuar një foto së bashku ku shihet ti kenë bashkuar duart për një qëllim, i cili siç ka thënë Muçolli përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin shoqëror Facebook është ” me ja terru koalicionit të territ.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat