Kuçi flet për koalicionin PDK-AAK-NISMA, tregon synimet e qeverisjes

Politika

Kuçi flet për koalicionin PDK-AAK-NISMA, tregon synimet e qeverisjes

Më: 27 maj 2017 Në ora: 21:56
Hajredin Kuqi

Rënia e Qeverisë përmes Mocionit të ngritur nga Nisma për Kosovën e që gjeti përkrahje nga të gjitha partitë e tjera përpos Lidhjes Demokratike të Kosovës bëri që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

E ndër koalicionet që gjeti shumë të habitur pothuajse të gjithë spektrin politik dhe qytetarët ishe ai i lidhur në mes PDK-AAK dhe Nismës.

I kontaktuar nga mediat, nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajredin Kuçi ka cilësuar se koalicioni ka për qëllim që të rris dinamizmin e zhvillimeve pozitive për vendin dhe të krijoj  mundësi të mëdha për vendin dhe qytetarët në tërësi në aspekt të zhvillimit ekonomik, shërbimeve më të mirë për qytetarët dhe procese integruese të v endit krah kombeve të botës së lirë.

“Koalicioni do ta rris besimin e qytetarëve në shtetin e Kosovës dhe të partnerëve tanë. Shteti i ri kërkon vendimmarrje të mençur dhe të guximshme, përkushtim dhe përgjegjësi të udhëheqëse të tij dhe kohezion kombëtar. Koalicioni ka bashkuar këto qëllim dhe njerëzit e gatshëm për fillim të ri në zhvillimin e vendit tonë” , ka thënë Kuçi.

Sipas tij Kosova ka bërë shumë punë por ka edhe shumë të tjera për të  bërë.

“Koalicioni është i përgatitur të marr barrën e përgjegjësisë përballë qytetarëve dhe në shërbim të tyre dhe vendit. Koalicioni ka dijen dhe guximin, përvojën dhe urtinë për vendime ë mira dhe të mençura. Ne d të bashkojmë potencial njerëzor të qytetarëve tanë në Kosovë dhe diasporë, njerëz të bindjeve, shtresave dhe anëve të ndryshme për të bërë punë të dobishme që fuqizojnë qytetarin dhe Kosovën”, ka përfunduar Kuçi.

Duhet përkujtuar që kanë mbetur edhe pak ditë deri në mbajtjen e zgjedhjeve nacionale me 11 qershor e që i japin vendit një udhëheqje të re për një mandat tjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat