“Milaim Zeka e di kush është në listë për Gjykatën Speciale edhe është bashku me ta!”

Politika

“Milaim Zeka e di kush është në listë për Gjykatën Speciale edhe është bashku me ta!”

Më: 27 maj 2017 Në ora: 22:04
Shpend Ahmeti

Shpend Ahmeti nga Lëvizja Vetëvendosje, në Magazinën Zgjedhore, ka thënë se nuk është e pandershme kandidatura e tij për deputet, pasi nuk ka të mirë më të madhe sesa të hiqen hajnat nga pushteti.

Ai ka deklaruar se është duke e ushtruar edhe pozitën e kryetarit të Prishtinës, sic ka bërë para se të bëhej pjesë e listës së Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, pasi problemet e kryeqytetit trajtohen përmes një sistemi funksional.

“E mira e qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje është se kemi ndërtuar sistem. Pra nuk duhet që unë të jem vazhdimisht i kycur në një cështje. Është me rëndësi që sot të potencohet nevoja për ndryshim në nivel qëndror, si problem kryesor i vendit. Në komunë ne kemi arritur të përmbushim njëmbëdhjetë nga dymbëdhjetë premtimet tona, me të gjitha vështirësitë nga niveli qëndror”.

“Nuk ka punë më të ndershme se t’i largosh hajnat nga pushteti. Do të jetë detyrë e imja që ata t’i largoj nga pushteti. Unë besoj se ata që më japin votë mua, ia japin edhë Vetëvendosjes. Unë jam pjesë e saj”.

Ahmeti nuk ka mohuar mundësinë e një koalicioni paszgjedhor me Lidhjen Demokratike të Kosovës, pasi në pyetjen e gazetares nëse do të bënin koalicon me këtë subjekt, me kushtet e tyre, ai ka dhënë përgjigje pozitive.

“Koalicionet janë të mundshme vetëm kur pranohet programi ynë. Ne kemi bashkëpunuar edhe me AAK-në edhe me NISMA-n për të kundërshtuar Asociacionin dhe Demarkacionin. Por jo në të tjera gjëra. Ndoshta me atë rast e kemi pastruar dikë nga krimet që i ka bërë në të kaluarën, por në asnjë moment nuk i biem pishman për bashkëpunimin tonë”.

Pas këtij qëndrimi, ai është tallur me pretendimet e Milaim Zekës se zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje janë takuar në ditët e fundit me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, për të diskutuar një koalicion paszgjedhor.

“Milaim Zeka e di edhe kush është në listë për Gjykatën Speciale! Nuk dua as të merrem me këto gjëra. Ka pasur vec një takim mes kryetarit Visar Ymeri dhe dy zyrtarëve të LDK-së. Nuk ka pasur takime tjera. Ne të gjitha takimet i bëjmë publike”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat