Shpend Ahmeti e pranon se ka hyrë në listë për deputet veç për vota të partisë

Politika

Shpend Ahmeti e pranon se ka hyrë në listë për deputet veç për vota të partisë

Më: 27 maj 2017 Në ora: 22:07
Shpend Ahmeti

“Nuk ka punë më të ndershme se t’i largosh hajnat nga pushteti. Do të jetë detyrë e imja që ata t’i largoj nga pushteti. Unë besoj se ata që më japin votë mua, ia japin edhe Vetëvendosjes. Unë jam pjesë e saj”.

Shpend Ahmeti nga Lëvizja Vetëvendosje, në Magazinën Zgjedhore të Klan Kosovës, ka thënë se nuk është e pandershme kandidatura e tij për deputet, pasi nuk ka të mirë më të madhe sesa të hiqen hajnat nga pushteti.

Ai ka deklaruar se është duke e ushtruar edhe pozitën e kryetarit të Prishtinës, siç ka bërë para se të bëhej pjesë e listës së Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, pasi problemet e kryeqytetit trajtohen përmes një sistemi funksional, njofton Klan Kosova.

“E mira e qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje është se kemi ndërtuar sistem. Pra nuk duhet që unë të jem vazhdimisht i kyçur në një çështje. Është me rëndësi që sot të potencohet nevoja për ndryshim në nivel qendror, si problem kryesor i vendit. Në komunë ne kemi arritur të përmbushim njëmbëdhjetë nga dymbëdhjetë premtimet tona, me të gjitha vështirësitë nga niveli qendror”.

“Nuk ka punë më të ndershme se t’i largosh hajnat nga pushteti. Do të jetë detyrë e imja që ata t’i largoj nga pushteti. Unë besoj se ata që më japin votë mua, ia japin edhe Vetëvendosjes. Unë jam pjesë e saj”.

Ahmeti nuk ka mohuar mundësinë e një koalicioni paszgjedhor me Lidhjen Demokratike të Kosovës, pasi në pyetjen e gazetares nëse do të bënin koalicion me këtë subjekt, me kushtet e tyre, ai ka dhënë përgjigje pozitive.

“Koalicionet janë të mundshme vetëm kur pranohet programi ynë. Ne kemi bashkëpunuar edhe me AAK-në edhe me NISMA-n për të kundërshtuar Asociacionin dhe Demarkacionin. Por jo në të tjera gjëra. Ndoshta me atë rast e kemi pastruar dikë nga krimet që i ka bërë në të kaluarën, por në asnjë moment nuk i biem pishman për bashkëpunimin tonë”.

Pas këtij qëndrimi, ai është tallur me pretendimet e Milaim Zekës se zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje janë takuar në ditët e fundit me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, për të diskutuar një koalicion paszgjedhor.

“Milaim Zeka e di edhe kush është në listë për Gjykatën Speciale! Nuk dua as të merrem me këto gjëra. Ka pasur veç një takim mes kryetarit Visar Ymeri dhe dy zyrtarëve të LDK-së. Nuk ka pasur takime tjera. Ne të gjitha takimet i bëjmë publike”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat