Limaj premton hapje të zyrës së vetëpunësimit

Politika

Limaj premton hapje të zyrës së vetëpunësimit

Më: 28 maj 2017 Në ora: 16:27
Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, u ka premtuar qytetarëve të Vushtrrisë se do të bëjnë hapjen e zyrës së vetëpunësimit, ku të gjithë ata që kanë një ide do të kenë një derë se ku të trokasin që të marrin ndihmën e parë për realizimin e asaj ide.

Kreu i Nismës, tha se të rinjtë e Kosovës kanë shumë ide kreative, por që ata kanë nevojë për ndihmë dhe përkujdesje nga shtetit.

Limaj: Do ta hapim zyrën e vetëpunësimit

“Modeli i vetëpunësimit është kur një djalë i ri, vajzë, një grua, një burrë, i drejtohet entit zhvillimor, i drejtohet atij fondi zhvillimor dhe paraqet një projekt që ai mendon vetë, është i gatshëm ta heq barrën e shtetit dhe shteti të mos i jep ndihmë sociale, por të gjejë një vend pune, me ndihmën e shtetit me financua projektin e tij ai vetëpunësohet dhe siguron të ardhura për vete dhe për familje. E kush më mirë se vetë djemtë e rij që i kemi me plot iniciativë që kanë ide kreative, e që janë të gatshëm ato ide me i zbërthye në terren e në praktikë sesa rinia e Kosovës. Ata kanë nevojë për pak ndihmë, ata kanë nevojë për pak përkujdesje prej shtetit, prandaj ne do të hapim edhe zyrën e ashtuquajtur të vetëpunësimit. Gjithë ata djem, vajza të cilët e kanë një projekt, një ide, që besojnë që me atë ide ata mund të sigurojnë vetës një rrogë dhe familjes së tij do të kenë tash e tutje ku të t rokasin dhe do të kenë mundësi që shteti ti ndihmoj në hapat e parë, në fillimin e realizimit të atij projekti të tij të quajtur vetëpunësim”, tha kryetari Limaj.

Ai tha se beson që kjo i përshtatet Kosovës duke e ditur që ka shumë të rinj që kanë ide, por që ato ide të tyre nuk mund të gjejnë realizim në praktikë pasi që nuk kanë mbështetje. E sipas tij, zyra e vetëpunësimit do të jetë dora e parë për mbështetje të tyre.

Kryetari i NISMA-së, Fatmir Limaj, para qytetarëve të Vushtrrisë paraqiti si një nga prioritetet e kësaj partie bujqësinë, ku tha se përkujdesja e shtetit ndaj bujqësisë deri më sot ka qenë e vogël.

Limaj tha se e vetmja mënyrë për t’i ofruar mundësi vendit për të hapur vende të reja të punës është investimi i fuqishëm në bujqësi.

Limaj: Qeveria e ardhshme duhet të heq dorë nga subvencionet

“Vitet e fundit në të cilat po ballafaqohemi është një situatë pak e çuditshme, sepse kërkesat e familjeve tona janë rritur, nevojat janë rritur, ndërsa çuditërisht përkujdesi i shtetit ndaj këtij sektori, sektori të bujqësisë ka qenë jashtëzakonisht i vogël. Unë sot dua të shpalosi para jush një objektivë tonën. Ne besojmë se vetmja mënyrë për t’i ofruar mundësi vendit tonë për të hapur vende të reja të punës është investimi i fuqishëm në bujqësi. Qeveria e ardhshme duhet përfundimisht të heq dorë nga të ashtuquajturat subvencione, e që për neve më tepër janë ndihma sociale sesa investime dhe të kalohet në investime të fuqishme në sektorin e bujqësisë. Kapacitetet tona ekonomike, buxhetore Kosova i ka për ta kthyer bujqësinë në prioritet kryesor dhe nga një bujqësi e mbijetesës mu kthye në një bujqësi intensive zhvillimore”, tha Limaj.

Sipas tij, kjo do të ndikonte drejtpërdrejtë në hapjen e vendeve të reja të punës. Po ashtu, para vushtrriasve, Limaj tha se qeveria e re, deri në 400 milionë euro do t’i investojnë në bujqësi.

Sipas Limjat deri më tani nuk ka ndodhur mbrojtja e prodhimit vendor. Ndërsa, shtoi se shteti duhet të jetë i gatshëm që në momente kur bujku ka vështirësi dhe probleme t’i dal në ndihmë.

Limaj: Shteti duhet të jetë afër bujkut në ditët e vështira

“Mbrojtja e prodhimit vendor, ne jemi këtu në një rajon i cili është i njohur për pataten, për lakrën dhe mësa ne kemi parë në të kaluarën shpesh herë bujku këtu duke mos gjetur tregun, ose një treg i cili është në shpërputhje me investimin që e ka bërë shpesh herë ka ndodhur që patatja ose ju ka prishur nëpër depo ose e kanë hedhur si plehra. Dhe kjo më nuk guxon të ndodh. Shteti jonë duhet të jetë i gatshëm që pikërisht në atë moment kur ka vështirësi dhe telashe bujku jonë, ai që e ka dhënë djersën dhe mundin si familje me muaj të tërë të jetë gati që të garantoj që djersa e tij të mos hedhet dhe që djersa e tij të mos shkoj poshtë, por me fondet e veta ta merr atë produkt dhe ta plasoj në tregjet e reja”, tha ai.

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, tha se Kosovës i duhet përfundimisht një qeveri reformatore dhe se e vetmja mënyrë që Kosova të ecë përpara është futja në reforma të thella në të gjithë sektorët

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat