Kurti: Me Vetëvendosjen arsimimi do të jetë falas

Politika

Kurti: Me Vetëvendosjen arsimimi do të jetë falas

Më: 28 maj 2017 Në ora: 17:29
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti u ka thënë të rinjve se koalicionet e çasteve të fundit, nuk kanë nevojë t’i testojnë për ta vërtetuar atë që tanimë dihet, që është mos mbajtja e premtimeve.

Sipas tij politikanët e koalicioneve  shkuan dhe se tani është  me rëndësi që Lëvizja Vetëvendosje dhe  populli i Kosovës të jenë pjesë  e skenës politike që nga 1 qershori.

Kurti  gjatë një tubimi me të rinjtë që do të votojnë për herë të parë në Prishtinë ka premtuar arsimim pa pagesë për të gjithë pa dallime  të klasës shoqërore, prejardhjes familjare apo rajonit ku  jetojnë.

Kurti: Lëvizja Vetëvendosje do të sjell arsimim falas

“Lëvizja Vetëvendosje do të sjell arsimim falas për të gjithë pa kurrfarë  dallimi sa i përket klasës shoqërore, prejardhjes familjare apo rajonit ku jetoni. E që arsimi të jetë cilësor duhet që dija të mos jetë vetëm teorik dija duhet të jetë edhe praktik, duhet të kemi laboratorë në shkolla fillore dhe të mesme “ , ka deklaruar Kurti.

Kandidati për kryeministër nga radhët e Vetëvendosjes të rinjve që do të votojnë për herë të parë iu ka garantuar vend  të posaçëm në në Forcat e Armatosura të Kosovës.

Kurti: Vetëvendosja ofron vend të posaçëm për rininë në Forcat e armatosura të Kosovës

“Me themelin e ushtrisë çlirimtare të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje përkatësisht me themelimin e forcave të armatosura të Republikës së Kosovës, vend të posaçëm do të kenë rinia e Kosovës. sepse rinia është ajo e cila më së mirë e më së shumti e ka mbrojtur Kosovën dhe ajo e cila ka sakrifikuar dhe kontribuar për lirin që kemi sot dha pavarësinë që është shpallur këtu e 9 vite më parë“, është shprehur kandidati për kryeministër.

Kurrti ka premtuar  edhe vende pune për të rinjtë mbarimit të shkollimit si dhe ulje të viteve për të drejtë vote nga 18 në 16 vjet.

Përveç krerëve të kësaj partie, në këtë tubim mori pjesë edhe Adea Batusha përmes Skyp’it, e cila inkurajoi të rinjtë kosovarë që të dalin dhe të votojnë për Vetëvendosjen dhe kandidatin për Kryeministër, Albin Kurti.

Batusha: Gjenerata e ndryshimit është gjenerata e cila u thotë jo krimineleve

“Më 11 qershor zëri jonë do të jetoj më shumë se kurrë ,dhe ky zë nuk do të ndalet më asnjëherë. …Ne duhet të luftojmë ndaj secilës padrejtësi dhe duhet të mundohemi shumë ti thyejmë themelet e së keqes sepse jemi të vetmit që mund ta bëjmë. Gjenerata e ndryshimit është gjenerata e parë e cila iu thotë jo krimineleve njëherë e përgjithmonë…. Ne nuk jemi të kushtëzuar nga asnjë parti ne jemi të lirë për të vetëvendosur, kemi vullnetin e jashtëzakonshëm për ta marr vendimin e duhur me 11 qershor”, ka thënë ajo.

Adea Batusha nuk mund t’i bashkohet fushatës për shkak të arrestit shtëpiak, që Gjykata i ka caktuar pasi dyshohet që kreu sulmin në Kuvendin e Kosovës së bashku me tre aktivistë  të tjerë të VV-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat