Shpend Ahmeti, “marioneta” e Vetëvendosjes për të fituar vota

Politika

Shpend Ahmeti, “marioneta” e Vetëvendosjes për të fituar vota

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 28 maj 2017 Në ora: 18:01
Shpend Ahmeti

“Praktika për t'i kandiduar disa nga figurat publike në lista për deputet, me qëllim që  të marrin sa me shumë vota për partinë, përderisa  pas zgjedhjeve  nuk e ushtrojnë detyrën e deputetit, por vazhdojnë me pozitat paraprake, është e padrejtë, e pasinqertë , nja mashtrim ndaj qytetarëve, madje një tradhti ndaj secilit individ që ua beson votën”, ka thënë analisti Leon Duhanaj.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, Shpend Ahmeti dhe njëherit kryetari aktual i Prishtinës, duket se i ka bërë llogaritjet në mënyrën e duhur që partisë se tij t`i sjell sa më shumë vota në zgjedhjet e 11 qershorit.

Ahmeti, më herët kishte paralajmëruar se do të jetë kandidat sërish për të udhëhequr me Kryeqytetin. Mirëpo, kjo u hodh poshtë, pasi partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje e futi atë në listë për deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Gazeta “Bota sot”, ka pritur për disa ditë radhazi përgjigje nga zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, në pyetjen se a do të rikandidohet Ahmeti për Kryetar të Prishtinës, mirëpo të njëjtit nuk janë përgjigjur.

Nuk është përgjigjur as vet Ahmeti, ndonëse ka qenë i njoftuar për pyetjen.

Për njohësit se rrethanave politike, Lëvizja Vetëvendosje e ndërmori këtë veprim me qëllim që me emrin të tij të mbledh vota sa më shumë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat