Partitë e papërcaktuara për dialogun me Serbinë

Politika

Partitë e papërcaktuara për dialogun me Serbinë

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 28 maj 2017 Në ora: 18:04
Foto ilustrim

Me pezullimin e punëve të Kuvendit të Kosovës është ndërprerë edhe dialogu me Serbinë. Por tani që Kuvendi është shpërbërë, ky dialog është pezulluar tërësisht, dhe se si do të vazhdoj varet nga partia që do të marr besimin e qytetarëve me 11 qershor.

Përderisa Lëvizja Vetëvendosje është zotuar disa herë se dialogu me Serbinë duhet të ndërprehet, pasi deri më tani është treguar i dëmshëm për Kosovën, partitë tjera shprehen se ky dialog do të vazhdoj, por me disa ndryshime.

Por se cili është plani i tyre, zyrtarët nga partitë të ndryshme politike kanë dhënë qëndrimet e tyre.

Kështu kandidatja për deputete në Kuvendin e Kosovës, Drita Kadriu ka treguar për “Bota sot” qëndrimin e Partisë Demokratike të Kosovës.

“Partia demokratike sikurse edhe bota demokratike zhvillon mekanizma politikë që i përgjigjen rrethanave dhe kërkesave”, thekson ish deputetja Kadriu .

Poashtu edhe partneri i koalicionit, zyrtarë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës shprehen se dialogu do të vazhdoj por me disa ndryshime.

“Dialog të riformatuar që synim ka njohjen e ndërsjellë”, vlerëson kandidati për deputet nga AAK-ja, Muharrem Nitaj.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat