Koalicioni, si mburojë e “Krahut të luftës”, nga Gjykata Speciale

Politika

Koalicioni, si mburojë e “Krahut të luftës”, nga Gjykata Speciale

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 28 maj 2017 Në ora: 18:17
Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj

Pas zgjedhjeve të 11 qershorit, një nga sfidat e koalicionit të ardhshëm pritet të jetë përballja me Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar të Kosovës apo siç njihet ndër qytetarë Gjykata Speciale. Jo, se politika duhet për përzihet në çështjet e drejtësisë, por se janë politikanët ata të cilët sipas të gjitha gjasave pritet të jenë target i kësaj Gjykate.

Shpallja e aktakuzave, nga ana e Gjykatës Speciale, pritet të shkaktoj pakënaqësi dhe “tronditje”, në rrethin politik të Kosovës.

Në fund të vitit 2016, organizatat e dala nga lufta patën paralajmëruar se arrestimet eventuale dhe dënimi i komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nga ana e Gjykatës Speciale mund të sjellë trazira në Kosovë.

“Dënimi i komandantëve të UCK-së nga ana e Gjykatës Speciale do të sjellë trazira dhe ato trazira mund të vijnë nga veteranët e luftës. Ne nuk lejojmë, në momentin që dënohet ish komandanti i UÇK-së është dënuar lufta. Nuk është dënuar individi”, ka thënë Kryetari i ri i Organizatës se veteranëve të Luftës, Hysni Gucati.

Ndonëse e kanë votuar Gjykatën Speciale në Kuvend, PDK-AAK-NISMA, tashmë janë bërë bashkë për ta “luftuar”, atë. Të paktën kështu u la të kuptohej nga bashkimi i tyre në një koalicion që është emërtuar si “koalicioni i krahut të luftës”.

Po ashtu, bashkimi i këtyre subjekteve politike, është vlerësuar edhe si tendencë për ta “ndryshuar”, veprimin e Gjykatës Speciale.

“Në kokat e tyre qarkullon mendimi se pas zgjedhjeve, nëse krijohet një Qeveri e cila do të jetë me PDK, AAK e Nisma sigurisht se do të provojnë,  që t'a rikthejnë Ligjin për Gjykatën Speciale”, ka thënë analisti Ajet Avdyli.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat