“Gratë e dhunuara gjatë luftës dhe familjarët e të pagjeturve do të jenë pjesë e skemave pensionale”

Politika

“Gratë e dhunuara gjatë luftës dhe familjarët e të pagjeturve do të jenë pjesë e skemave pensionale”

Më: 28 maj 2017 Në ora: 23:00
Mimoza Kusari-Lila

Në skemën pensionale në alternativën e koalicionit LDK-AKR-Alternativa, do të përfshihen edhe dy kategori të reja.

Këtë e ka bërë të ditur kandidatja për deputete nga Alternativa, Mimoza Kusari- Lila, e cila ka thënë që kësaj skeme do t’i shtohen edhe kategoria e grave të dhunuara gjatë luftës dhe familjaret e personave të pagjetur.

“Dy kategori që do të përfshihen në skemën pensionale janë gratë e dhunuara gjatë luftës edhe kategoria e familjarëve të të pagjeturve. Është diskutuar që do të këtë një mbështetje krahas mbështetjes së veteranëve dhe invalidëve të luftës” ka thënë Kusari-Lila në një intervistë në Magazinën Zgjedhore të Klan Kosovës”

Ndërsa Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale në largim, Arban Abrashi, ka thënë që përmes krijimit të fondit pensional, pensionet do të pësojnë ngritje tek të gjitha skemat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat