Quni: Nuk frikësohem nga Gjykata Speciale, ata duhet të frikësohen nga unë

Politika

Quni: Nuk frikësohem nga Gjykata Speciale, ata duhet të frikësohen nga unë

Më: 28 maj 2017 Në ora: 23:01
Anton Quni

I ftuar sonte në emisionin‘’Kojshia Show’’, ishte ish deputeti i LDK-së, Anton Quni me të cilin në pëgjithësi u diskutua për gjendjen politike në vend.

I pyetur se a ka qenë propozim i partisë si kandidat për kryeministër të vendit, Quni e mohoi një gjë të tillë duke shtuar se kandidati i tanishëm i LDK-së për kryeministër të vendit, Avdullah Hoti është njeriu i duhur për LDK-në dhe tërë Kosovën.

Ai tha se në LDK kanë qenë të përmbajtur sa i përket premtimeve dhe se nuk kanë premtuar gjëra të pamundura.

Kur u pyet se a do të bëhet Kosova si Zvicra?, Quni tha se se mund ta bëjmë Kosovën si Zvicrën, por si cilën Zvicër?  ‘’Nëse dojmë me ba si ajo para 100 viteve, po mundemi…Ne duhet ta bëjmë shtetin edhe me kulturë, të mirat që krijohen të bëhen me djersë’’, tha Quni duke shtuar se për të arritur nivel të tillë duhet shumë punë, si në arsim, drejtësi etj.

Quni foli edhe për Gjykatën Speciale, me ç’rast tha se nuk ka pse të frikësohet, por duhet të frikësohet Gjykata nga ai pasiqë siç tha ata kanë ngritur çështje që neve na etiketojnë rëndë. Ai tha se raporti i Dick Marty-t e demolizon popullin e Kosovës, duke shtuar se nuk e di nëse do të ketë arrestime nga ajo apo jo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat