Metaj: Veç LDK-ja s’ka të akuzuar në listë

Politika

Metaj: Veç LDK-ja s’ka të akuzuar në listë

Më: 28 maj 2017 Në ora: 23:53
Bardhyl Metaj

Bardhyl Metaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës, në Analizën Zgjedhore, ka thënë se e vetmja listë pa asnjë të akuzuar është ajo e LDK-së, AKR-së dhe Alternativa.

“Unë s’jam meritor, e as fajtor, por kjo është e vërteta”, tha Metaj në lidhje me listën.

Ndërkaq, në lidhje me kreun e AKR-së Behgjet Pacolli, Metaj rikujtoj se ai u hetua nga Karla Del Ponte bashkë me 10 prokurorë duke ia bllokuar për tre muaj rresht të gjitha llogaritë bankare, por doli i pastër.

Këtë e tha Metaj, pasi Halil Matoshi nga AAK tha se Metaj bashkë me partnerë një kohë e kanë quajtur Pacollin njeri të fushave të Afganistat, e sot janë në listë me të.

“I hyri Karla Del Ponte bashkë me 10 prokurorë për ta hetuar, tre muaj ia bllokuan llogaritë bankare, por në fund doli një biznesmen i pastër”.

“Nuk ka asnjë kumtesë për LDK-në e cila akuzon Pacollin si njeri i Kremlinit, se ajo nuk është gjuhë e Lidhjes Demokratike të Kosovës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat