Koalicioni i natës po gënjen edhe për ligjin Antimafia

Politika

Koalicioni i natës po gënjen edhe për ligjin Antimafia

Nga: H.O. Më: 29 maj 2017 Në ora: 13:11
Albulena Haxhiu

Kandidatja për Vetëvendosje, Albulena Haxhiu në një postim në Facebook ka thënë se premtimet e koalicioneve të natës për ligjin Antimafia, janë të ngjashme sikur me ato për vende të punës.

Ajo ka thënë se vetëm Vetëvendosja do ta luftoj korrupsionin, derisa të tjetër do të mirëmbajnë atë.

Ajo ka thënë tutje se qytetarët do t’i ndëshkojnë këto parti në ditën e zgjedhjeve.

Postimi i plotë:

Këto premtimet elektorale të koalicioneve të natës, dorëzimit e mbijetesës, për nxjerrjen e Ligjit Antimafia, janë premtime të ngjashme sikur ato për 320 mijë vendet e punës që i patën premtuar.

Është e qartë, vetëm me Lëvizjen VETËVENDOSJE!, mund të luftohet korrupsioni, sepse ne kemi guximin dhe vullnetin dhe me ne, do të çkapet sistemi i drejtësisë, do të kompletohet pakoja kundër korrupsionit dhe do të krijohet njësi e veçantë përbrenda prokurorisë dhe gjykatave që do të merret vetem me rastet e korrupsionit.

Të tjerët do ta mirëmbajnë korrupsionin dhe sikur edhe herëve të tjera, do të vazhdojnë të korruptohen dhe pasurohen n? kurriz të qytetarëve të varfër!

Edhe qytetarët e dijnë këtë, andaj do t'i ndëshkojnë me 11 qershor!

#meZemer/BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat