Ganimetja nëpër oda, shkelë të drejtat e grave

Politika

Ganimetja nëpër oda, shkelë të drejtat e grave

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 29 maj 2017 Në ora: 16:53
Ganimete Musliu në odat e Drenicës

Odat si monumente të trashëgimisë kulturore shqiptare, tani kanë marr një destinim tjetër.  Ato nuk po përdoren më për kuvende burrash, lidhje fejesash e martesash, raste vdekjesh e tjerë. Odat më nuk janë konaku i dikurshëm i një kalimtari që e ka zënë nata në mes të rrugës. Tani, këmbëkryq rreth oxhakut të po qëndrojnë politikanët. Ata po u mbajnë fjalime burrave të fshatit se si e ardhmja do të jetë më mirë. Gjithçka në rregull deri këtu. Por, a nuk është disi e pahijshme nëse në këto oda nuk shihet asnjë grua, përveç kandidateve për deputete të cilat kuvendojnë me burrat e fshatit, sikur ato të ishin më “superiore”, se sa gratë e zotërinjve.

Ka qenë ish-deputetja nga PDK-së, Ganimete Musliu, ajo që ka vizituar odat e Drenicës në kërkim të një mandate shtesë në organin legjislativ të vendit.

“Kënaqësi e madhe të bisedosh në ambientet e ngrohta e mikpritëse në odat e Drenicës”, ka shkruar Musliu në rrjetin social Facebook.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat