Plani i profiterëve të luftës kundër Gjykatës Speciale

Politika

Plani i profiterëve të luftës kundër Gjykatës Speciale

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 29 maj 2017 Në ora: 17:06
Selia e Gjykatës Speciale, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, ilustrim nga "Bota sot"

Nëse “Koalicioni i luftës” arrin të formojë qeverinë, atëherë pakënaqësitë mund të jenë të drejtuara në mënyre më të moderuar dhe me “sabotime” institucionale, ndërsa nëse ky koalicion mbetet në opozitë, atëherë rrugët e shprehjes së pakënaqësisë lidhur me arrestimet nga Gjykata Speciale, mund të jenë të paparashikueshme, por mënyra se si do të shfaqen varet se kush do të fitojë zgjedhjet” ka përfunduar politologu Tahiri.

Gjykata Speciale do të një nder sfidat më të mëdha për koalicionin i cili do të fitojë zgjedhjet e 11 qershorit. Çështja e gjykatës speciale nuk është se po përmendet shumë këto dite fushate por ajo vazhdon të jetë aktuale dhe kjo gjykatë është duke e bëre punën e saj dhe se deputetet e dinë mirë se çka kanë votuar. Dosjet dhe dokumentet e KFOR-it me informacione të hollësishme për SHIK-un e PDK-së pritet të shërbejnë si materiale dhe dëshmi për Gjykatën Speciale më seli në Hagë, për të sqaruar disa nga vrasjet, sulmet e dhunshme dhe krimet që ndodhën në periudhën e pasluftës në Kosovë kundër vet shqiptarëve.

Për krime nder shqiptare të kryera pasluftës pritet të dëshmojnë dëshmitarë të shumtë. Ish pjesëtari i SHIK-ut të PDK-së, Nazim Bllaca kishte pranuar se në SHIK-un e PDK-së ka ekzistuar skuadra e vrasjeve, që ka kryer vrasje e sulme të dhunshme. 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat