Hoti: Gjenerata e Rugovës u bë bashkë me gjeneratën e re për fitoren e madhe

Politika

Hoti: Gjenerata e Rugovës u bë bashkë me gjeneratën e re për fitoren e madhe

Më: 29 maj 2017 Në ora: 17:54
Kandidati për kryeministër i LDK-AKR-Alternativa, njëherësh ministri i Financave, Avdullah Hoti të hënën pasdite mbajti një tryezë bashkëbisedimi me të rinjtë e Prishtinës.

(E plotësuar) - Kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, ka thënë të hënën gjatë një bashkëbisedimi me të rinjtë e Prishtinës, se gjenerata e Presidentit Historik Ibrahim Rugova, janë bashkuar me rininë kosovare, të cilët Rugova i quante Brezi i Republikës, për të arritur më 11 qershor fitoren e madhe të të gjithë qytetarëve të Kosovës.

“Jam i nderuar në këtë mes të jashtëzakonshëm. I nderuar që i prij listës së partisë më të vjetër në Kosovë, partisë së Presidentit Rugova. Jam i nderuar që po na bashkohen shumë të rinj e të reja gjithandej Kosovës. Po mbushem me entuziazëm që gjeneratat e reja dhe të vjetra të LDK-së janë bashkë për ndryshimin e madh”, ka thënë Hoti.

Ai ka thënë se janë bërë bashkë dy breza, por me një filozofi, atë Rugoviane, për të arritur fitoren e madhe më 11 qershor, për ta luftuar krimin e korrupsionin dhe për ta çuar Kosovën atje ku e ka projektuar Rugova - në familjen Euroatlantike.

“Programi ynë bazohet në tri shtylla kryesore: zhvillim ekonomik, punësim, të ardhura dinjitoze; rend dhe ligj, luftë e pakompromis kundër korrupcionit dhe integrime evropiane”, ka thënë Hoti.

Ai ka shtuar se beson në përkrahjen e të gjithëve, sepse ky është koalicion i shpresës, nuk është koalicion as i territ, as i muskujve, por i mendjeve më të mira, i duarve më të pastra.

“Çfarë u ofrojmë ne të rinjve? Do t’u ofrojmë modelin më të mirë që mund ta ketë dikush. Brezit të Republikës i ofrojmë rininë e pashterrshme të LDK-së, që nga familja Rugova e deri tek të gjithë të tjerët”, ka shtuar ai.

“Programi ynë ka dy çështje kryesore te politikat rinore. E para, puna me pagesë për një vit pas kryerjes së studimeve dhe, e dyta, mbështetja e secilës ide që mund ta keni për biznes të ri. Fundamentale është të punojmë për arsim cilësor dhe ne do të punojmë për depolitizimin e këtij sektori kaq të rëndësishëm”, ka thënë Hoti.

Ilir Deda, partner i Koalicionit nga Alternativa, ka thënë se për ne, me rëndësi janë parimet.

“Me rëndësi është ky program, sepse ky program bën që ju mos ta kërkoni të ardhmen jashtë Kosovës. Sivjet përcaktuese do të jetë vota e rinisë. Mos u mashtroni, sepse nuk ka ekip më të mirë se ky që udhëhiqet nga Avdullah Hoti”, ka thënë Deda.

Image

Hoti: Nuk jemi koalicion i territ, as koalicion i muskujve, jemi të shpresës

I nominuari për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti të hënën pasdite mbajti një tryezë bashkëbisedimi me të rinjtë e Prishtinës, me ç’rast ka thënë se lista e këtij koalicioni do të jetë fituese e zgjedhjeve të 11 qershorit.

Ai ka theksuar se janë tri shtylla kryesore për qeverisjen e këtij koalicioni, zhvillimi ekonomik, punësimi dhe integrimi në BE.

Hoti theksoi po ashtu se ky koalicion është koalicion i shpresës dhe vetëm kështu  do ta kthejnë shpresën tek të rinjtë, sikur që ka qenë Rugova për shtet ndërtim.

Sipas tij, me qeverisjen e tij do të ndryshohet gjendja e shëndetësisë dhe më 12 qershor, ky koalicion  do të filloi ta implementoi programin qeverisës, si fitues i zgjedhjeve.

Hoti: Programi ynë është me tri shtylla kryesore

“Ky është koalicion i shpresës, ky është koalicion i të ardhmes, nuk është as koalicion i territ, as kolaicon i muskujve, por është koalicion mendjeve më të mira, I duarve më të pastra që ka ky vend. Unë jam shumë i nderuar që i prij kësaj liste. Programi ynë është i thjesht, shumë i thjesht me tri shtylla kryesore: zhvillim ekonomik, punësim, të ardhura dinjitoze, rend dhe ligj, dhe luftë të pa kompromis kundër korrupsionit. Integrime dhe integrim në NATO. Unë ju garantoj se me njerëzit që kemi në listë dhe me plotë të tjerë që nuk janë në listë, por që janë pjesë e LDK-së, kemi me quar përpara dhe pres me pa durim që të fillojmë punën më datën 12 qershor”, theksoi Hoti.

Duke ofruar arsim cilësor, Hoti i ka garantuar të rinjtë për depolitizimin e arsimit, dhe theksoi që puna praktike do të jetë me pagesë për një vit pas mbarimit të arsimit dhe mbështetje për çdo ide për biznes.

Hoti: Janë dy çështje kryesore për të rinjtë me programin tonë

“Unë dua me ju thënë një gjë për të rinjtë, se duam me ju ofruar modelin me të mirë që mundet me pas dikush, profesor universitar, deputet të jashtëzakonshëm, ekip i jashtëzakonshëm që na u ka bashkuar. Andaj ky është modeli që ne ju ofrojmë. Ne ju ofrojmë brezi të Republikës, pasurinë e pashtershme të LDK-së, prej familjes Rugova. Janë dy çështje kryesore tek politikat rinore që kemi zhvilluar dhe kemi bërë pjesë të programit, të cilin besoj që nga sonte veç e keni në duart e juaja. E para është puna praktike me pagesë për një vit pas mbarimit të arsimit dhe e dyta mbështetje për çdo ide për biznes të ri që mund ta filloni”, theksoi Hoti.

Ndërsa, Ilir Deda nga Alternativa, ka theksuar se vetëm koalicioni LDK-AKR-Alternativa paraqet zgjidhje për vendin. 

Ai tha se është me rëndësi me fituar programi i koalicionit LDK-AKR-Alternativa, sepse sipas tij veç ky program ka me bërë Kosovën të tillë, që të rinjtë mos me kërkuar të ardhmen jashtë kufijve të vendit.

Deda: Nuk ka ekip më të mirë se atë që e udhëheq Avdullah Hoti

“Për neve është me rëndësi me fituar ky program, sepse veç ky program i përbashkët ka me bërë Kosovën e tillë që ju mos me kërkuar të ardhmen jashtë kufijve të vendit tonë. Shumica nga partitë  tjera janë duke folur njëjtë sikur ne, por programi jonë është i pa kontestueshëm, s’ka me mundur as një ekspert i asnjë partie tjetër me thënë këtë ‘e keni gabim’, kjo nuk ju realizohet. Ju garantoj nuk ka ekip më të mirë se atë që e udhëheq Avdullah Hoti”, deklaroi  Deda. 

Nga ana e tij, Lumir Abdigjiku, i cili kohë më parë aderoi në LDK, ka thënë se në këtë parti ka njerëz që punojnë 24 orë. Ai tha se derën në këtë parti ia kanë hapur si Kujtim Shala, Vjosa Osmani dhe kryeministri i ardhshëm Avdullah Hoti.

Fidan Rekaliu nga Forumi Rinor i LDK-së tha se rinia e këtij subjekti ka besimin e plotë se Avdullah Hoti do të punojë për të ardhmen e këtij vendi.

I nominuari për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti të hënën pasdite mbajti një tryezë - bashkëbisedim me të rinjtë e Prishtinës, me ç’rast ka thënë se lista e këtij koalicioni do të jetë fituese e zgjedhjeve të 11 qershorit.

Ai ka theksuar se janë tri shtylla kryesore për qeverisjen e këtij koalicioni, zhvillimi ekonomik, punësimi dhe integrimi në BE.

“Ju rinia jeni brezi i dr. Ibrahim Rugova. Ju do të keni lehtësira për arsim dhe pres nga ju që pas katër viteve të jeni ministra. Ne jemi koalicion i shpresës dhe vetëm ne do ta kthejmë shpresën të rinjve sikur që ka qenë Rugova për të rinjtë. Në qeverisjen tonë do ta ndryshojmë gjendjen e shëndetësisë dhe më 12 qershor ne do të fillojmë ta implementojmë programin qeverisës si fitues i zgjedhjeve", theksoi Hoti.

Ai ka premtuar se në qeverisjen e LDK-së do të ndryshohet gjendja e shëndetësisë.

Ndërsa, Ilir Deda nga Alternativa, ka theksuar se vetëm koalicioni LDK-AKR-Alternativa paraqet zgjidhje për vendin.

“Do të punojmë që asnjë i ri të mos shkojë jashtë. Mos u mashtroni, nuk ka ekip më të mirë se ajo që udhëhiqet nga Avdullah Hoti. Programi ynë është më i miri”, ka thënë Deda.

Nga ana e tij, Lumir Abdigjiku, i cili kohë më parë aderoi në LDK, ka thënë se në këtë parti ka njerëz që punojnë 24 orë.

“Kam gjetur njerëz që më kanë hapur derën si Kujtim Shala, Vjosa Osmani dhe kryeministri i ardhshëm Avdullah Hoti”, ka thënë ai.

Fidan Rekaliu nga Forumi Rinor i LDK-së tha se rinia e këtij subjekti ka besimin e plotë se Avdullah Hoti do të punojë për të ardhmen e këtij vendi.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat