Gjykata Speciale, ua fut frikën në “palcë”, të akuzuarve potencial

Politika

Gjykata Speciale, ua fut frikën në “palcë”, të akuzuarve potencial

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 30 maj 2017 Në ora: 18:20
Koalicioni PAN “në ethe”

Gjykata Speciale për krimet e luftës në Kosovë, ende nuk ka filluar me aktakuzat e para, mirëpo para votimit të mocionit për rrëzimin e Qeverisë, ishte diskutuar kërkesa për ndryshimin e ligjit të kësaj Gjykate.

Kjo kërkesë kishte mbetur në gjysmë, si pasojë e shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme,  kurse në prag të zgjedhjeve të 11 qershorit,  janë bërë bashkë komandantët e UÇK-së të cilët “e urrenin”njëri- tjetrin. Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën kanë vendosur që në zgjedhje të shkonin si koalicion, duke lënë kështu prapa të gjitha përçmimet e akuzat që bënin në mes veti.

Formimi i këtij koalicioni sipas analistëve kishte ardhur si pasojë e Gjykatës Speciale.

Analisti politik, Imer Mushkolaj ka thënë se ndryshe është për këto parti kur janë në pushtet e ndryshe në opozitë kur të shpallen aktakuzat e para.

“Një ndër arsyet pse PDK, AAK e Nisma janë bërë bashkë në këtë koalicion është edhe Gjykata Speciale, ironikisht e votuar nga ta në Kuvend. Është ndryshe që këto parti të jenë në pushtet, e ndryshe në opozitë kur të shpallen aktakuzat e para. Andaj “krahu i luftës” duket t’i ketë bërë mirë llogaritë. Është çështje tjetër nëse iu del ashtu siç e kanë menduar” ka thënë Mushkolaj.

Ndërsa,  në anën tjetër mediet kanë raportuar se aktakuzat e para të Gjykatës Speciale do të jenë pas zgjedhjeve të 11 qershorit dhe sipas tyre koaliconi PDK- AAK- NISMA nuk mund të jetë jetëgjatë për arsyet e Gjykatës Speciale.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Merkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat