Zbehet përkrahja, Drenica ia kthen shpinën Kadri Veselit?

Politika

Zbehet përkrahja, Drenica ia kthen shpinën Kadri Veselit?

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 31 maj 2017 Në ora: 09:07
Kadri Veseli

“Pritja e zbehët e kryetarit të PDK-së , Veseli në Komunën e Skenderaj tregon pakënaqësinë e qytetarëve ndaj kryetarit të PDK-së,  për dy arsye, njëra si rezultat i koalicionit me AAK dhe NISMA dhe arsye tjetër së nuk kanë bërë asgjë për kryetarin e tyre, Lushtaku, që ta hjekin nga burgu, i cili po mbahet padrejtësisht me akuza të Serbisë”, thotë Krasniqi.

Kadri Veseli, edhe pse e nisi fushatën e tij ende pa u shpallur zgjedhjet, dhe haptas shfaqi synimin e tij që të marr postin e kryeministrit, ai dorëzoi “stafetën”, tek Ramush Haradinaj, lider i Partisë së katërt më të votuar në Kosovë. Por, Veseli i cili erdhi në PDK si pasardhës i Thaçit nuk po gëzon mbështetjen e duhur në PDK. Përderisa për vite të tëra kishte udhëhequr me PDK-në, Hashim Thaçi, me të marrë pozitën e Presidentit të vendit, u detyrua të jap dorëheqje nga pozita e të parit të kësaj partie.

Por tani që me këtë parti udhëheq Kadri Veseli, në fushatë zgjedhore është vërejtur një zbehje e PDK-së në Drenicë, që për një kohë të gjatë është bastion i PDK-së. Duket se drenicasit nuk e kanë të njëjtën simpati edhe Veselin, sikurse që kishin për vendasin e tyre, Hashim Thaçin.

Kjo pasi që një pritje jo e kënaqshme është vërejtur edhe në aktivitetin e fundit të PDK-së në Skenderaj. Kjo zbehje e përkrahjes ishte vërejtur dhe në zgjedhjet që u mbajtën për të parin e Drenasit, e ku PDK-ja shkoi në balotazh me NISMA-në.

Megjithatë zyrtarë nga kjo parti e kanë mohuar këtë “ftohje” ndaj Veselit, duke thënë se PDK-ja është forcuar në këtë rajon.

Image
Bislim Zogaj

PDK e mohon

Kështu, Bislim Zogaj duke iu referuar komunës së Drenasit ka thënë se sa më tepër që afrohet data e zgjedhjeve edhe aktivitetet e PDK-së po rriten.

“Nga aktiviteti që është zhvilluar, siç kam pasur kontakte me kryesinë nuk vërehet ndonjë zbehje. Sa i përket Drenasit nuk ka ndonjë ndryshim.Në Drenas për dallim prej komunave të tjera, sa më shpejtë që afrohet data e zgjedhjeve, aq më tepër zgjerohet aktiviteti dhe qytetari. Në këtë kontekst nuk mund të vërehet se ka zbehje të PDK-së”, thotë Zogaj për “Bota sot”.

Po ashtu edhe bashkëpartikja e tij, Blerta Deliu thotë se qytetarët nga rajoni i Drenicës janë më të vendosur për “Fillimin e Ri”.

Image
Blerta Deliu

“Jo aspak, përkundrazi drenicasit janë më të vendosur se asnjëherë që të mbështesin platformën e “Fillimit të Ri”, thotë Deliu.

Por a po arrin Kadri Veseli si kreu i PDK-së të fitoj simpatinë e drenicasve sikurse ish lideri Thaçi? Qytetarët e Drenicës deri më tani i kanë siguruar fitore PDK-së, duke mbështetur kështu bashkëvendasin e tyre.

“PDK abuzoi me pushtetin”

Por se pritjet për PDK-në jo vetëm në Drenicë por edhe gjetiu do të jenë të zbehta e pohon edhe njohësi i çështjeve politike, Rexhep Shahu.

Image
Rexhep Shahu

Sipas tij, ata kanë abuzuar mjaftueshëm me pushtetin dhe si të tillë më nuk kanë pritje entuziaste as në vendin e tyre të lindjes.

“Pas një kohe të gjatë të ushtrimit të pushtetit, të konsumit të madh, të përdorimit e shpërdorimit, nuk ka se si pritet me entuziazëm PDK e Kadri Veseli, përkundrazi pritjet do të jenë edhe më të zbehta. Ata, PDK e Kadria e Hashimi munden me marrë lodra e dajre, daulle e orkestra por nuk ngjallin dot entuziazëm në popull. Sepse kanë ushtruar pushtet dhe kanë abuzuar mjaftueshëm sa mos me pas pritje entuziaste për këtë parti politike as në "vendin e saj të lindjes" e as në asnjë qytet të Kosovës. PDK e kanë lodhë komandantët e saj të pasluftës”, vlerëson Shahu për “Bota sot”.

Image
Islam Krasniqi

Zbehje e përkrahjes ndaj Veselit

Ndër analisti Islam Krasniqi ka numëruar arsyet pse PDK-ja dhe Kadri Veseli janë pritur më ‘ftohtë’ edhe në Skenderaj.

“Pritja e zbehët e kryetarit të PDK-së , Veseli në Komunën e Skenderaj tregon pakënaqësinë e qytetarëve ndaj kryetarit të PDK-së,  për dy arsye, njëra si rezultat i koalicionit me AAK dhe NISMA dhe arsye tjetër së nuk kanë bërë asgjë për kryetarin e tyre, Lushtaku, që ta hjekin nga burgu, i cili po mbahet padrejtësisht me akuza të Serbisë”, thotë Krasniqi.

Ndryshe, Kryetari i  PDK-së, Kadri Veseli, nuk ka arritur ta mbushë as sallën e një restoranti në Skenderaj gjatë një takimi me qytetarët e kësaj komune.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat