Kush do t`i hapë dosjet e vrasjeve politike?

Politika

Kush do t`i hapë dosjet e vrasjeve politike?

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 2 qershor 2017 Në ora: 16:49
Të vrarët në Kosovë pas luftës

Vrasjet politike janë dëmi më i madh kriminal që ka ndodhur në Kosovën e pas luftës. Vit pas viti, dhimbja bëhet edhe më e madhe kur këto vrasje vijojnë të mbesin enigmë dhe nuk zbardhen.

Vrasja e gazetarit të gazetës kombëtare “Bota sot”, bën pjesë në mesin e vrasjeve të shumta politike që goditën Kosovën e pasluftës. Më 3 qershor të vitit 2005 Bardhyli u plagos në një atentat teksa po kthehej nga Prishtina për në Gjilan. Bardhyli, nuk arriti t`i mbijetonte plagëve, ndërsa vdiq rreth një muaj më pas në Itali ku u dërgua për shërim. Tani e 12 vite, kjo vrasje nuk është zbardhur, madje janë shuar edhe shpresat se sistemi i drejtësisë vendore do t`a zbardhë të njëjtën.

Sipas disa konstatimeve të gjitha vrasjet politike, paslufte që kanë ndodhur, kanë ndodhur për interesa të ngushta të grupeve të caktuara. Ka edhe nga ata të cilët për këto vrasje thonë se janë të përfshira shërbimet e huaja sekrete, në veçanti ato serbe.

Të gjitha vrasjet që kanë ndodhur nga 1 janari i vitit 1998 deri më 31 dhjetor të vitit 2000, do të jenë objekt hetimi i Gjykatës Speciale. 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Shtunën dhe të Dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat