Llashtica e Gjilanit: Të gjitha votat shkojnë për kandidatët e LDK-së

Politika

Llashtica e Gjilanit: Të gjitha votat shkojnë për kandidatët e LDK-së

Më: 2 qershor 2017 Në ora: 22:13
LDK në Gjilan

Banorët e Llashticës së Gjilanit janë zotuar sot se të gjitha votat e tyre do të shkojnë për kandidatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Zotimin e kanë dhënë njëzëri në tubimin që është organizuar pasdite, ndërsa kryetari Lutfi Haziri iu ka shprehur falënderim të veçantë.

“Llashtica gjithmonë ka qenë në anë e drejtë. Faleminderit që edhe kësaj radhe po e mbështesni LDK-në për shtet ligjor, zhvillim ekonomik e vende të reja pune. Këta kandidatë që i keni përballë, janë padyshim më të mirët, si në përfaqësim profesional, sektorial e politik. I plotësojnë të gjitha kushtet. Nuk kam dilemë se ne jemi fitues të mëdhenjë”, tha Haziri.

Ndërkohë, kandidatja për deputete, Lirije Kajtazi, pohoi se besimin që e marrim ne do t’ia bartim kryeministrit, Avdullah Hoti, për t’i realizuar projektet e mëdha për Gjilanin, përderisa dr. Imet Rrahmani tha se këtë përkrahje të madhe, Llashticës do t’ia kthejmë më punë t’hajrit.

Valentina Bunjaku Rexhepi ka deklaruar se mbështetja në Llashticë dhe në çdo fshat e lagje, e bënë të besoj se LDK do të triumfoj fuqishëm më 11 qershor, për t’i vazhduar projektet për qytetarët, përderisa Isa Agushi theksoi se “na jepni mundësinë dhe ne do të punojmë për qytetin tonë dhe askush nuk ju përfaqëson më mirë se ne”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat