Kush po e pengon zbardhjen e vrasjes së Bardhyl Ajetit?

Politika

Kush po e pengon zbardhjen e vrasjes së Bardhyl Ajetit?

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 3 qershor 2017 Në ora: 08:06
Gazetari i "Bota sot" Bardhyl Ajeti, i vrarë 12 vjet më parë

Po bëhen 12 vite nga vrasja e gazetarit dhe kolumnistit të Gazetës kombëtare “Bota sot” Bardhyl Ajeti. Kjo vrasje vazhdon të mos zbardhet pavarësisht gjithë këtyre viteve që kanë kaluar.

Bardhyl Ajeti,  po shkonte rrugës për në Gjilan me saktësisht në fashtin Bresalc, kur u qëlla me armë zjarri ku mbeti i plagosur. I vetmi dëshmitarë i kësaj ngjarje ishte një taksist i cili po e tërhiqte makinën e Ajetit pas një prishje që kishe pësuar, megjithatë ky dëshmitarë M.G. nga fshati Përlepnicë e Gjilanit ishte ndjerë i kërcënuar dhe është larguar drejt Norvegjisë.

Më 25 qershor  Bardhyl Ajeti ndërroi jetë në Milano të Italisë ku ishte dërguar për trajtim. Prokuroria vazhdon të mos ketë përgjigje lidhur me hetimet për vrasjen e Bardhylit. Përgjigje nuk ka as Asociacioni i gazetarëve të Kosovës, në pyetjen se cfarë është bërë për vrasjen e gazetarëve duke përfshirë edhe vrasje e Bardhylit.

Organet e kapura

Sipas, analistëve kjo vrasje nuk është zbuluar ende për arsyeje se organet e drejtësisë janë të kapura nga “kriminelët”, dhe se zbardhja e kësaj vrasjeje mund të ndodhë vetëm nga Gjykata Speciale.

Image
Analisti Skender Zogaj

Ish bashkëpunëtori i gazetës kombëtare “Bota sot” Skender Zogaj ka thënë se, ndonëse vitet po kalojnë që nga vrasja e gazetarit Bardhyl Ajeti ende mbetet e pazbardhur.

“Vitet po kalojnë dhe ende po mbeten te pazbardhura vrasjet makabre të figurave të çmueshme dhe flamurtare të demokracisë, si Bardhyl Ajeti, gazetari që me përkushtim heroik në kohët dhe rrethanat më të vështira, guximshëm u përpoq të ishte në mbrojtje të lirisë së fjalës dhe të mendimit të lirë, si kusht kryesor i shoqërisë së të shqiptarëve të Kosovës”, ka thënë Zogaj për “Bota sot”.

Ai ka thënë se vrasja e Bardhyl Ajetit si dhe e veprimtarëve tjerë sikurse e Xhemajl Mustafa, Enver Maloku, Bekim Kastrati, Shefki Popova etj... janë krime të cilat i rëndojnë ndërgjegjen e shqiptarëve të Kosovës deri sa nuk dihen vrasësit.

“Por, u vra, nga ata që ishin në rrugën e kundërte të lirisë, të pavarësisë dhe idealeve çlirimtare e civilizuese të vendit tonë të shumëvuajtur. E gjithë kjo tregon se, vrasja e Bardhyl Ajetit dhe e shumë veprimtarëve të tjerë demokrat, si Xhemajl Mustafa, Enver Maloku, Bekim Kastrati, Shefki Popova etj., janë krimi që rëndon ndërgjegjen e shqiptarëve të Kosovës, të cilët përderisa të mos e dinë se kush janë vrasësit, nuk do të mund të llogarisin se janë të lirë, sepse, në e rëndë se robëria nga Serbia, është vet robërimi nga strukturat e krimit të organizuar që, vazhdojnë të mbajnë fatin e Kosovës peng”, ka theksuar Zogaj.

Ndërsa sa i përket organeve të drejtësisë lidhur me zbardhjen e vrasjeve, Zogaj ka thënë se nuk kanë bërë asgjë për ti zbuluar, pasi që janë të kapura nga kriminelët.

E vetmja shpresë, sipas tij është që të çlirohen organet e drejtësisë nga zinxhirët e nëntokës së krimi.

“Organet e drejtësisë nuk kanë bërë asgjë për zbardhen e vrasjeve të bijve dhe bijave më të kristalta atdhetare, dhe kjo tregon se janë të kapura nga kriminelët. Prandaj, shpresa e vetme e zbardhjes së vrasjeve politike është e varur nga çlirimi i organeve të drejtësisë nga zinxhirët e nëntokës së krimit, të cilat sa mund të hetojmë, u ka ardhur fundi, sepse edhe shqiptarët e Kosovës gjithnjë e më shumë po bindem se, nuk do të mund të gëzojnë ditë më të mira, përderisa të mos e fitojnë edhe luftën mposhtjes së strukturave mafioze që vazhdojnë ende të mbajnë peng fatin historik të Kosovës”, ka deklaruar Zogaj për “Bota sot”.

Vrasjet politike mallkimi i shoqërisë

Ndërsa, opinionisti Nexhat Haziri ka thënë se vrasjet  të pasluftës të personaliteteve të jetës politike e shoqërore  të Kosovës,  të cilat ende nuk janë  zbardhuar,  janë  një  mallkim që  po e përcjellin shoqërinë edhe në ditët e sotme.

Image
Analisti Nexhat Haziri

“Pra edhe vrasja e kolegut tonë, gazetarit Bardhyl Ajeti, ishte një  akt i shëmtuar që  goditi në  atë  kohë  shpresën e qytetarëve të Kosovës, se vendi i ynë  do të  fillonte të merrte  formë  e një  shteti normal dhe të  shoqërisë  sonë që  kishim dhe akoma kemi ambicie për të  qenë  shoqëri normale dhe demokratike”, ka thënë Haziri.

Po ashtu, ai ka thënë se vrasja e Bardhyl Ajetit, sikur edhe vrasjet e tjera, për fat të keq, akoma mbesin enigma për institucionet e drejtësisë, institucione këto që janë të kapura dhe të shantazhuar nga një klan vrasësish.

“Për fatin e keq të Kosovës, të  njëjtit në mos ekzekutuesit e drejtë për drejtë, urdhërdhënësit gjithsesi, u akomoduan në  institucionet më të larat të shtetit, dhe përmes këtyre institucioneve, ata po e mbajnë  pengë zbardhjen e vrasjeve të pasluftës, pra edhe të  kolegut tonë  Bardhyl Ajeti”, ka thënë Haziri për Bota sot .

“Në k të  tragjedi të  Kosovës së pasluftës, pjesë e këtij dështimi ishte edhe administrate ndërkombëtare, e quajtur në atë kohë si UNMIK, e cila edhe pse  kishte mundë si për zbulimin e këtyre rasteve, sipas fakteve dhe dëshmive që  sot flitet për to, gjoja në  emër të  ruajtjes së  një të shkerdhyeri stabilitet të brendshëm politik, heshti dhe nuk beri as edhe një veprim konkret për zbardhjen e këtyre vrasjeve, pasi sikur që  e dimë  se në atë kohë  drejtësia dhe organet e tjera të sigurisë, ishin kompetencë ekskluzive e kësaj administrate”, ka thënë Haziri.

Shpresa te Gjykata Speciale

Sa i përket asaj se a ka shpresë  për zbardhjen e vrasjes së  Bardhyl Ajetit dhe nxjerrjen e vrasëve para drejtësisë, por edhe të vrasjeve të tjera,  ai ka thënë një nga këto institucione që  mund ta ndihmoj shoqërinë  për tu liruar nga kjo e kaluar e dhimbshme dhe e dëmshme për të ardhëm e saj, është Gjykata Speciale.

“Përkundër që  Republika jonë  gjendet para një  sfide do të  thoja vendimtare me zgjedhjet e 11 qershorit, ku jemi dëshmitar se periudhë n e më njehrëshme të  pas luftë s,vrasjet, tmerrin, frikësimin dhunimin e gjithçkaje që  konsiderohet dhe duhet të  jetë  demokratike, po e rishfaq një  koalicion i të ashtuquajturve si krahi i luftë s (PDK,AAK,NISMA), e që  për mua është  koalicioni vrasësve të djeshëm, që  kërcojnë  të  sotmen dhe të  ardhmen e Republikës së  Kosovës. Në  rast të ardhjes së  tyre në  pushtet, zbardhja e vrasjeve politike të  pasluftës në  Kosovë , edhe ajo e Bardhyl Ajetit do të  shtyhet edhe për një kohë , por jo shumë gjatë”, ka thënë Haziri.

Analisti Ajet Avdyli ka thënë se e dhembshme është një plagë që e pllakosi Kosovën pas luftës e ajo ishte vrasja e intelektualëve të LDK-së, vrasja e gazetarëve të gazetës kombëtare “Bota Sot”

Image
Analisti Ajet Avdyli

“Bardhyl Ajeti do të mbetet nga krimet më të ndyra dhe më të rënda ndaj një gazetari. Ky ishte krimi ndaj mediave, ndaj fjalës së lirë, ndaj në gazetari i cili edhe pse e dinte se jeta e tij ishte në rrezik, nuk u ndal së punuari për këtë Kosovë, për të ardhmen e saj, e për gjeneratat që do të vinë pas. Bardhyl Ajet është shembulli më i mirë, se si punohet e sakrifikohet për vendin, për lirinë e fjalës, për lirinë e mendimit, por edhe për të vërtetën, e cila ishte e mbuluar, por që Bardhyli insistonte ta shpalos , e ta nxjerr në dritë”, ka thënë Ajeti.

Krim i dyfishtë

Fakti që drejtësia akoma nuk e ka zbardhur këtë krim, sipas Ajetit kjo do të thotë që është krimi i dyfishtë, është treguar edhe mungesa e interesit, me që kanë pasur frikë për t`u marrë me këtë çështje aq delikate, me që në këtë vrasje janë të implikuar persona që janë figura politike të këtij shteti.

“Me gjithë faktin që kanë kaluar shumë vite krimi mbetet krim, e nuk plaket, ai do të rrijë si hije mbi institucionet e shtetit, ku kriminelët, ata që i morën jetën Bardhil Ajetit do të hijezojnë në këtë hije. Ky shtet vazhdon të jetë i kapur, pikërisht nga vrasësit e Bardhyl Ajetit, por edhe të tjerëve, të jep me kuptue se, drejtësia nuk funksionon,  është e kapur, por ekziston edhe frika se shumë dëshmitar tani janë të vrarë, të kërcënuar, me një fjalë shoqëria jonë akoma jeton nënë ankthin e një pasiguri totale”, ka deklaruar ai.

Po ashtu, ai ka Ajeti ka thënë se liria e shprehjes është akoma e kufizuar, kur dihet se përplot gazetar e publicist kanë informacione të ndryshme, por nuk ndjehen të sigurt që të i thonë apo të i publikojnë në mjetet elektronike këto të dhëna, pikërisht nga ky element që për vite të tëra e ka pllakos Kosovën.

“Pikërisht edhe ata pak gazetar që kanë bërë përpjekje që të merren e të trajton tema të tilla e kanë patur fatin e Bardhyl Ajetit. Nëse me të vërtet gazetari nuk ka mbështetje nga shoqëria, nga shteti, por edhe nga institucionet tjera, si që janë prokuroria e gjyqësia, atëherë në këtë shoqëri në të cilën jetojmë do ta kemi të vështir, të rrugëtojmë si duhet drejt EU-së”, ka thënë ai.

Tendenca për grupacione të frikshme

Gjithashtu, ai ka theksuar se për fatin tonë të keq këto vrasje të pas luftës, por edhe vrasja e Bardhyl Ajetit, do të jenë pjesë e një historie të dhembshme, e trishtues për shoqërinë tanë.

“Kur dihet mirëfilli se vrasësit ishin pikërisht pjesë e organizuar e shoqërisë sonë, bile kishin hierarki në shtetin e Kosovës. Mendoj se të gjitha vrasjet e pas luftës duhen të zbardhen nëse kjo shoqëri donë të rrugëtoj drejt EU-së. Por kohëve të fundit po shohim se prapë ka tendenca të krijohen grupacione të frikshme për shoqërinë, grupacione të cilat mund të jenë drejtpërdrejt të ndërlidhura me vrasjet e pas luftës”, ka thënën ai.

Më tepër, ai ka thënë se  jemi në pritje nga Gjykata Speciale, se mos vallë do të i trajtoj këto vrasje, me që gjykatat tona, nuk kanë kapacitete por edhe nuk kanë guxim fare të merren me këto punë, andaj në kuadër të kësaj e kemi të formuar Gjykatën Speciale si në përgjigjeje e mos angazhimit tonë institucional, por edhe juridik për të mos i trajtuar këto vrasje.

 “Bota sot” lidhur me vrasjen e Bardhyl Ajetit ka kontaktuar Prokurorinë e Shtetit, si dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, po nuk ka marr përgjigje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat