Albin Kurti: Në Kosovë është bërë më e lehtë të jetosh si hajn se sa si njeri i ndershëm

Politika

Albin Kurti: Në Kosovë është bërë më e lehtë të jetosh si hajn se sa si njeri i ndershëm

Më: 4 qershor 2017 Në ora: 13:43
Albin Kurti në Viti

(E plotësuar) - Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje Albin Kurti tha sot në Viti se Vetëvendosja nuk e do thjesht fitoren, por ndryshimin në Kosovë.

Sipas tij ky ndryshim është i mundshëm vetëm nëse fiton Vetëvendosja.

Kurti tha se populli i Kosovës meriton të qeveriset nga njerëz të mençur, punëtorë, të guximshëm dhe të ndershëm.

Sipas tij këta njerëz gjenden në Vetëvendosje.

Kurti : Me VV në qeverisje nuk forcohet pushteti por forcohet shteti

“Iu garantoj që Qeveria e Vetëvendosjes nuk do të ndalet e të zmbrapset para asnjë krimineli,  por të gjithë ata do të kapen, gjykohen e dënohen nga forca e ligjit e nga drejtësia e shtetit. Me VV-në qeverisje nuk forcohet pushteti, por forcohet shteti tash e gati 18 vjet ne jemi qeverisur prej politikanëve me mendje të cekët e me xhepa të thellë. Populli i Kosovës meriton të qeveriset prej njerëzve të mençur e të dijshëm, të guximshëm e të ndershëm,  punëtorë e patriotë. Të këtillë janë pikërisht njerëzit e Lëvizjes Vetëvendosje’, tha Kurti.

Kurti në këtë tubim që po mbahet në kuadër të fushatës zgjedhore tha se rinia është me Vetëvendosjen, por sipas tij jo vetëm rinia por të gjithë duhet të bëhen me Vetëvendosjen.

Kurti: Më  11 qershor Kosova bëhet përnjëmend Republikë 

"Rinia është me Vetëvendosjen,  por me Vetëvendosjen duhet të bëhen të gjithë, bujq e zejtarë, mjek e pensionistë, profesorë e arsimtarë dhe ashtu të bashkuar t’i heqim qafe gjithë këta politikanë, himni i të cilëve quhet ‘rreth korrupsionit të bashkuar’. Me 11 qershor Republika e Kosovës bëhet Republikë e shumicës , pra me 11 qershor Kosova bëhet përnjëmend Republikë” , u shpreh ai.

Qytetarëve në Viti iu ka drejtuar edhe salih Saliu, i cili është nga kjo komunë. Salihu në mandatin e kaluar ka qenë deputet ndërsa edhe kësaj radhe garon në listën zgjedhore.

Ai tha se pas 11 qershorit me qeverisjen e VV-së Vitia do të trajtohet ndryshe dhe me dinjitet.

 Salihu: Qeveria e Vetëvendosjes  nuk do të lejojnë që në Viti 10 vjet të premtohen të njëjtat projekte 

 “ Me qeverisjen e Vetëvendosjes nuk do të ndodh që Vitia të izolohet dhe tentojë të mashtrohet vetëm me premtime për qëllime elektorale . Vitia nuk do të izolohet, por do të integrohet me pjesët tjera dhe të zhvillohet . Qeveria e Vetëvendosjes dhe kryeministri Kurti nuk lejojnë që në Viti të premtohen të njëjtat projekte 10 vite. Vetëvendosje nuk premton , ajo zotohet dhe zotimet e lëvizjes përmbushen” , tha Salihu. 

Ndërsa Donika Kadaj tha se Lëvizja Vetëvendosje do të jetë ajo që do t’ua kthejë shpresën të rinjve të Kosovës. 

Image

Kadaj: Ne do ta ndryshojmë Kosovës, të kthehen të gjithë ata që ikën nga dhuna 

“Ne jemi bashkë me popullin , sepse  11 qershori dita e Vetëvendosjes do t’i jap fund marrëveshjeve dhe pazareve të huaja  , do të hap një perspektivë të re për çdo grua , çdo burrë,  çdo të ri në vendin tonë . Të gjithëve na kujtohet që Klani ‘Pronto’ bashkë me të tjerët në vitet e fundit premtuan 200 mijë vende pune,  por rreth 200 mijë qytetarë të vendit e braktisën Kosovën... Prandaj ne do t’ua  kthejmë shpresën do ta bëjmë Kosovën vendin ku do të kthehen të gjithë ata që ikën nga dhuna të cilën e shkaktuan këta shkatërrimtar” , tha ajo. 

Simpatizantëve në Viti me një fjalim i është drejtuar edhe kandidati për deputet Ismajl Kurteshi. Ai tha se për 12 vjet Vetëvendosje është përballur me të keqen.

Përveç në Viti, Vetëvendosja mban tubime zgjedhore edhe në Deçan, Fushë Kosovë, dhe Skënderaj.

Kandidati i Vetëvendosje-s për Kryeministër, Albin Kurti, ka thënë në Viti se Vetëvendosje nuk e do thjesht fitoren, por ndryshimin në Kosovë, porse ky ndryshim është i mundshëm vetëm me fitoren e Vetëvendosje-s.

"Kanë kaluar 18 vjet prej çlirimit, ata që ishin foshnje në kohën e çlirimit nuk janë më as fëmijë por janë të rritur me fëmijët e tyre. Koha po kalon, por varfëria nuk po shkon e punësimi nuk po vjen. E kemi shansin unik që këtë ta ndryshojmë njëherë e përgjithmonë me 11 qershor me Vetëvendosje-n", ka thënë Kurti në tubimin elektoral me qytetarët e Vitisë.

Kurti tha po ashtu se të gjithë jemi bërë dëshmitarë se si në Kosovë është bërë më e lehtë të jetosh si hajn se sa si njeri i ndershëm. Ai premtoi se me qeverisjen me njerëzit e ndershëm jeta do të jetë shumë e lehtë, kurse për të korruptuarit do të bëhet tepër e vështirë.
 
Tutje, ai tha se nuk ka në këto zgjedhje as krah të luftës as krah të paqes, por një ndarje tjetër është më e saktë, ndarja në krahun materialist të luftës dhe në krahun idealist të luftës.
 
"Ata të krahut materialist të luftës kanë bërë koalicion, ata të krahut idealist të luftës janë në lëvizje si gjithmonë, në lëvizjen që ju do të vendosni që të jetë fituese me 11 qershor", tha veç tjerash, Albin Kurti.
 
Kurti shtoi në këtë tubim se rinia është me Vetëvendosje-n, por ai tha se me Vetëvendosje-n duhet të bëhen të gjtihë, bujq e zejtar, mjekë e pensionistë, dhe ashtu të përbashkuar t’i heqim qafe këta politikanë himni i të cilëve është “rreth korrupsionit të përashkuar.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat