Sistemi i drejtësisë nën mëshirën e politikes

Politika

Sistemi i drejtësisë nën mëshirën e politikes

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 4 qershor 2017 Në ora: 18:06
Foto ilustrim

Ndikimi i politikës në drejtësi ndalet vetëm atëherë kurrë bëhen ndryshime rrënjësore në sistemin e drejtësisë. Sipas analistëve dekriminalizimi nuk mund të ndodhë me këtë klasë politike dhe në këto rrethana.

Pavarësisht konstatimeve se ndikimi i politikës në sistemin e drejtësisë vazhdon të jetë i pa shmangshëm dhe çdo herë aktual, ende nuk kemi asnjë lëvizje në këtë drejtim. Në Raportin e Progresit tash e sa kohë vihet në pah se në sistemin e drejtësisë të Kosovës ka ndikim politika, zyrtarët e këtij sistemi ketë nuk e pranojnë duke pohuar gjithmonë gjerat e njëjta se politika duhet të rrijë larg gjyqësorit, por që në fakt një gjë e tillë nuk ndodh asnjëherë.

Ndikimi i politikës në drejtësi ndalet vetëm atëherë kurrë bëhen ndryshime rrënjësore në sistemin e drejtësisë. Sipas analistëve dekriminalizimi nuk mund të ndodhë me këtë klasë politike dhe në këto rrethana.

Ata theksojnë faktin se, sistemi i drejtësisë ka mbetur në mëshirën e politikes, në vend që drejtësia të udhëhiqet nga Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Këshilli gjyqësor i Kosovës.

Sipas Muhamet Kelemendit njohës i çështjeve juridike, subjektet politike dhe çdo politikan me të kaluar kriminale duhet të largohet nga skena politike.

Ndikimi i politikës mbi sistemin e drejtësisë realizohet duke bërë ndryshime rrënjësore në sistem. Se pari, kërkohet që sistemi politik, subjektet politike dhe çdo politikanë të ikë nga skena politike që ka të kaluar kriminale apo që pasuria e tij i kalon të ardhurat ligjore. Për këtë Kosovës i duhet një ligj mbi pastërtinë e figurave politike nga çdo njollë e zezë që mund të ketë. Se dyti, duke nxjerre Ligjin mbi "Vettingun" që ka për qellim spastrimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Këshillit Gjyqësorë të Kosovës nga elementet e dyshimit korruptiv.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat