Familja Bogujevci luftoi e vetme me Gjykatat e Serbisë

Politika

Familja Bogujevci luftoi e vetme me Gjykatat e Serbisë

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 6 qershor 2017 Në ora: 17:44
Hashim Thaçi dhe Saranda Bogujevci

2 dekada nga përfundimi i luftës dhe nëntë vjet pavarësi fajtorët për masakrat, dhunimet e femrave shqiptare, rrahjet e maltretimet, djegiet e shtëpive dhe dëmet tjera  ende nuk janë dënuar.

Saranda Bogujevci është e mbijetuara e familjes Bogujevci pas masakrës së bërë nga forcat serbe në oborrin e saj. Ajo kishte parë vrasjen e vëllait me plumb në kokë pranë këmbëve të saj, kishte parë kushërinjtë më të afërt, gjyshen dhe hallat duke u vrarë nga forcat  serbe.

Saranda në atë kohë ishte vetëm 13 vjeçare dhe kishte shpresuar  për mbijetesën e nënës dhe vëllait tjetër të saj, mirëpo jo,  ajo së bashku me katër kushërinjtë e saj ishin të vetmit të mbijetuar.

Saranda ka shpresuar se një ditë serbët do të akuzohen për krimet e bëra ndaj tyre, mirëpo një gjë e tillë nuk ka ndodhur  ende.

Sikurse Saranda janë edhe  familjet e mbi  10 mijë personave  të cilët janë vrarë në Kosovë  të cilët kërkojnë që Serbia të paguajë për gjenocidin e bërë.  Por,  gati 2 dekada që nga përfundimi i luftës dhe nëntë vjet pavarësi fajtorët për masakrat, dhunimet e femrave shqiptare, rrahjet e maltretimet, djegiet e shtëpive dhe dëmet tjera  ende nuk janë dënuar.

Presidenti aktual Hashim Thaçi, edhe tani,  por edhe gjatë postit të tij si Kryeministër, Zëvendës Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës kishte thënë vazhdimisht që Kosova do të ngritë padi ndaj Serbisë për krimet e luftës, mirëpo asgjë konkrete nuk ka pasur.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Merkuren  në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat