Ekrem Lluka, a po të kujtohet Artur Seiti, që me çdo kusht doje ta njihje?

Politika

Ekrem Lluka, a po të kujtohet Artur Seiti, që me çdo kusht doje ta njihje?

Nga: Bota sot Më: 6 qershor 2017 Në ora: 22:39
Ekrem Lluka dhe Bardhyl Ajeti, gazetari i vrarë i “Bota sot”, i cili shkruante nganjëherë edhe me pseudonimin Artur Seiti

Ishin vitet e para të pasluftës në Kosovë, kur sulmet ndaj fjalës së lirë dhe së vërtetës nuk ndaleshin. Pikërisht, 15 vite më parë, AAK-ja e Ramush Haradinajt kërkonte me çdo kusht të dinte se kush ishte Artur Seiti që kishte dalë me një seri shkrimesh në muajin qershor të vitit 2002 në lidhje me Grupin e Dukagjinit dhe Ekrem Llukën.

Autori Artur Seiti i cili informacionet që plasonte në publik, i kishte marr direkt nga i ndjeri Kolonel Tahir Zemaj, në fakt ishte gazetari Bardhyl Ajeti, i cili u vra në vitin 2005.

Ishte e rregulluar me ligj nga Bordi i Medieve që atëherë drejtohej nga UNMIK-u, që emiri i Artur Seitit të mos zbulohej për shkak të rrezikshmërisë së lartë që ishte atëkohë nga qarqet e caktuara.

Këto qarqe nuk reshtën së kërkuari emrin e vërtetë të Artur Seiti. Madje, emrin e Artur Seitit e kërkuan edhe nëpërmjet Gjykatës së Zvicrës.

Gazeta “Bota sot”, ishte paditur edhe në Zvicër, nga Ekrem Lluka, tash pronar i RTV Dukagjinit,  gjoja për disa shkrime që Artur Seiti (Bardhyl Ajeti), i kishte bërë rreth veprimtarisë kriminale që zhvillohej në atë kohë në rajonin e Dukagjinit.

Ekrem Lluka, në padinë e bërë ndaj “Bota sot” në Zvicër kishte humbur Gjyqin. Drejtësia zvicerane kishte vendosur të drejtën në anën e gazetës “Bota sot”.

Lluka obligohej që të paguante shpenzimet gjyqësore, ndaj “Bota sot”, me vlerë 20 mijë franga.

Image
Duke ditur se Ekrem Lluka është një biznesmen dhe nuk e ka problem pagesën prej 20 mijë frangash, dëmshpërblim ndaj gazetës “Bota sot”, i caktuar nga Gjykata në Zvicër, si duket arsye e mos pagesës është që Ekrem Lluka nuk dëshiron të mbetet në histori si njeriu i cili me çdo kusht deshti të zbulojë identitetin e Artur Seitit (Bardhyl Ajeti), i cili u vra pastaj nga dora kriminale.

Procesin gjyqësor, Lluka e kishte humbur në vitin 2004, derisa më 2005, gazetari Bardhyl Ajeti u plagos për vdekje në një atentat teksa po kthehej për në qytetin e tij të lindjes në Gjilan,

Kishte dyshime se dikush e kishte marr llaptopin e Bardhylit duke e “dekonspiruar”, dhe duke i`a zbuluar emrin. Bardhyli, apo Artur Seiti, shkruante vazhdimisht edhe për të bëmat e ish Shërbimit Informativ të Kosovës SHIK.

Pavarësisht viteve që kanë kaluar, vrasja e Bardhyl Ajetit nuk është zbardhur. Nga ana tjetër, Ekrem Lluka, i cili kishte humbur procesin gjyqësor ndaj gazetës “Bota sot”, nuk e ka paguar ende dëmshpërblimin ndaj saj. Duke ditur se Ekrem Lluka është një biznesmen dhe nuk e ka problem pagesën prej 20 mijë frangash, dëmshpërblim ndaj gazetës “Bota sot”, i caktuar nga Gjykata në Zvicër, si duket arsye e mos pagesës është që Ekrem Lluka nuk dëshiron të mbetet në histori si njeriu i cili me çdo kusht deshti të zbulojë identitetin e Artur Seitit (Bardhyl Ajeti), i cili u vra pastaj nga dora kriminale.

Image
Analisti Nexhat Haziri

Dyshimet tek AAK-ja

Për analistin Nexhat Haziri, veprimet këmbëngulëse për të zbuluar se kush fshihet pas emrit të Artur Seitit flasin për elemente dyshuese.

“Sa i përket nëse është pranim apo jo i fajësisë për vrasjen e kolegut tonë, gazetarit Bardhyl Ajetit, kjo do të duhet të vendoset nga drejtësia, por a është një pistë hetimi sa e përket kësaj vrasje, unë them se po. Vetë kërkimi dhe veprimet këmbëngulëse të AAK-së, për ta zbuluar se kush fshihet pas pseudonimit Artur Seiti, është mjaftë dyshuese, një element që në gjuhën juridike do duhej të konsiderohej nga prokuroria si nga pistat e dyshimta që edhe do ë mund të qonin në zbardhjen e vrasjes së gazetarit Bardhyl Ajetit”, ka thënë Haziri për “Bota sot”.

Haziri ka theksuar se lidhshmëria e biznesit me krimin është fenomen që nga paslufta.

“Ndërsa sa i përket asaj së lidhshmërisë së biznesit me krimin kjo është fenomen që nga pas lufta, e që vazhdon edhe sot e kësaj dite, kur komandantë të ndryshëm shantazhuan në mënyra të ndryshme bizneset, të cilat do të mund të jetonin me aktivitetin e tyre biznisor vetëm nëse do t`iu nënshtroheshin rregullave të komandantëve, e një nga këto rregulla ka qenë dhe akoma mbetët ndarja e haraçit për komandantët e tillë të cilët janë të njohur edhe për opinionin kosovar”, ka potencuar ai.

Image
Publicisti Faik Krasniqi

Zhdukja e dosjeve, krim i dyfishtë

Për publicistin Faik Krasniqi, zhdukja e dosjes së vrasjes së gazetarit Bardhyl Ajeti përbën një krim të dyfishtë.

“Po bëhen 12 vite që nga vrasja mizore e publicistit Bardhyl Ajeti, dhe kjo vrasje ende ka mbetur e pandriçuar sikurse edhe dhjetëra vrasje të tjera me motive politike në Kosovë. Askush nuk ka besuar se do të kalojnë aq shumë vite, ndërsa ata që ngrehën gisht ndaj Bardhyl Ajetit, Bekim Kastratit, Shefki Popovës etj, do të mbeten të lirë, të paprekshëm dhe të njëjtit që mund t'i kenë vrarë të vazhdojnë të punojnë në poste me përgjegjësi. Zhdukja e dosjes së gazetarit Bardhyl Ajetit përbën krim të dyfishtë. Por ky nuk është rasti i vetëm që po heshtet dhe po tretet , sepse edhe shumë dosje të tjera që presin të zbardhen”, ka thënë Krasniqi për “Bota sot”.

Sipas tij, rasti zhdukjes së dosjeve që ndodhi para disa viteve nga zyra e dokumenteve sekrete të policisë së Kosovës, bën të kuptohet se krimi i organizuar në Kosovë, rrezikon jo vetëm personat por mbarë shtetin.

“Zhdukja e dosjeve jep një sinjal se ata që i kryen këto vrasje, rrinë të lirë nëpër kolltuqet e tyre duke u ndier krenar se ja kanë arritur qëllimit, që t'ju mbyllin gojën përfundimisht atyre që kanë qenë kancer për ta dhe për veprat e tyre kriminale”, ka thënë Krasniqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat