“Krahu i luftës” bëhet bashkë me serbët, Haradinaj e pret “krah hapur” Listën Serbe

Politika

“Krahu i luftës” bëhet bashkë me serbët, Haradinaj e pret “krah hapur” Listën Serbe

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 7 qershor 2017 Në ora: 08:00
Ramush Haradinaj dhe deputetë të Listës Serbe

“Në njërën anë interesi i “koalicionit të luftës” për të marrë pushtetin në tërësi, kurse në anën tjetër interesi i Listës Serbe dhe Beogradit, për të mbajtur Kosovën në jo stabilitet të vazhdueshëm. Vetë natyra e ndërprerjes së mandatit qeverisës para kohe, imponon një ambient të tronditur politik dhe ngecje të projekteve në rrafshin ekonomik. Gjithashtu, Beogradi është i vetëdijshëm, se pas zgjedhjeve të 11 Qershorit, Lista Serbe fare lehtë mund të ketë rol kyç në formimin e qeverisë të ardhshme të Kosovës”, ka thënë Tahiri.

Koalicioni i krijuar mes Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë, dhe Nisma-s për Kosovën, synon që në rast të fitimit të zgjedhjeve, qeverinë ta formojë së bashku me minoritetet, duke përfshirë edhe Listën Serbe. Kjo është bërë e ditur nga zyrtarë të të dy partive, PDK-së dhe AAK-së. Por, bashkëqeverisja e atyre që thirren si ‘krahu i luftës’ me serbët, ka vënë në kundërshtim të nominuarin për kryeministër nga ky koalicion, Ramush Haradinajn dhe zyrtarët nga partia e tij.

“Nuk vlen për ne Beogradi. Nuk janë kurrkushi, nëse donë bëjmë dialog, nëse s’dojnë le të rrinë në punë të veta. Kush nuk na njeh edhe ne nuk e njohim”, ka deklaruar Ramush Haradinaj në një intervistë për RTK.

Image
Avni Arifi

Qeveria e ardhshme do të jap hapsirë për minoritet

Përkundër kësaj, Avni Arifi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se pjesëmarrja e serbëve në Qeveri është e rregulluar me Kushtetutë.

“Çështja e pjesëmarrjes se Serbeve në Qeveri është e rregulluar më Kushtetutë të Republikës. Kushdo qe fiton zgjedhjet do të jap hapësirën e paraparë për minoritete”, ka thënë Arifi, duke hedh poshtë gjithë atë çfarë ka thënë kryetari i tij vetëm 2 ditë më parë në atë intervistë.

Kurse sipas analistëve politik, Lista Serbe gjithmonë vihet në shërbim për tu bërë dëm shqiptarëve vetëm e vetëm për interesat e Serbisë.

Image
Rexhep Shahu

Lista Serbe, në dëm të shqiptarëve e Kosovës

Rexhep Shahu analist politik, ka thënë për “Bota sot” se Lista Serbe bindet gjithmonë dhe vihet në shërbim kur thirret për të dëmtuar shqiptarët.

 “Nesër ose pas zgjedhjeve, nuk dihet se ne shërbim të kujt vihet Lista Serbe. Nëse shqiptarët më injorancën e marrëzinë e tyre pa dashje e ndihmojnë Serbinë, Lista serbe natyrisht që do t'i ndihmojë ata që don Serbia. Lista serbe nuk sheh interesat e shqiptarëve, ajo benë çdo gjë për interesat e Serbisë. Nëse i intereson Listës serbe këta shqiptarë të këtij koalicioni lidhin aleancë apo bëjnë koalicion më listën serbe. Në emër të fqinjësisë se mirë dhe të përgatitjes se kushteve për të na pranuar Europa”, ka thënë Shahu, duke shtuar se ata mund të bëjnë koalicion me listën serbe dhe thirren në interesa të Kosovës, në fakt të pushtetit të tyre që në shumë raste është jo krejt i moralshëm.

Image
Mentor Tahiri

“Lista Serbe, rol kyç në formimin e Qeverisë së ardhshme”

Kurse për politologun Mentor Tahiri në pyetje janë interesa të përbashkëta politike.

“Në njërën anë interesi i “koalicionit të luftës” për të marrë pushtetin në tërësi, kurse në anën tjetër interesi i Listës Serbe dhe Beogradit, për të mbajtur Kosovën në jo stabilitet të vazhdueshëm. Vetë natyra e ndërprerjes së mandatit qeverisës para kohe, imponon një ambient të tronditur politik dhe ngecje të projekteve në rrafshin ekonomik. Gjithashtu, Beogradi është i vetëdijshëm, se pas zgjedhjeve të 11 Qershorit, Lista Serbe fare lehtë mund të ketë rol kyç në formimin e qeverisë të ardhshme të Kosovës”, ka thënë Tahiri.

“Ky fuqizim i Listës Serbe vjen në shprehje për shkak të matematikave që eventualisht do të prodhohen nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Është vështirë e pritshme se “koalicioni i luftës” do të marr mjaftueshëm vota, sa të siguroj shumicën e thjeshtë prej 61 mandateve pa Listën Serbe. Si kompensim për “konstruktivitetin” e saj në formimin e një shumice të tillë, “Lista Serbe” do të kërkoj koncesione të cilat mund të ndërlidhen me formimin e Asoacionit të Komunave Serbe e deri te marrja e ministrive të caktuara. Në anën tjetër, në rast të krijimit të krijimit të një shumice parlamentare nga dy blloqet tjera, respektivisht LDK-AKR-Alternative dhe Vetëvendosja, parashikimet sipas sondazheve flasin se qeveria nga këto parti mund të krijohet pa votat e Listës Serbe” ka përfunduar politologu Mentor Tahiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat