Driton Tali ia zbulon “të zezat” që kishte shkruar Rexhep Hoti për Hashim Thaçin

Politika

Driton Tali ia zbulon “të zezat” që kishte shkruar Rexhep Hoti për Hashim Thaçin

Nga: B.S Më: 7 qershor 2017 Në ora: 13:04
Rexhep Hoti dhe Hashim Thaçi

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet Driton Tali, përmes një postimi në facebook, ka zbuluar disa pjesë të librit “Gjenitë dhe Drama e Kosovës”, i shkruar nga Rexhep Hoti, tash nënkryetar i PDK-së.

Sipas Talit, në këtë libër Hoti shkruante zi e terr për Hashim Thaçin.

“Ne kete liber te "mrekullueshem" Rexhep "intelektuali" e pershkruan ne detale personalitetin e Hashim Thacit, si njeri shume i korruptuar, rrenacak, mashtrues, perqares, intrigant, egoist, i pangopur, diktator e keshtu me radhe”, ka shkruar Tali, përcjellë “Bota sot”.

Po ashtu, Tali ka shkëputur edhe disa pjesë nga ky libër, ku Hoti hedhë akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, presidenti aktual i Kosovës.

Image
Driton Tali

Ja postimi i plotë i Driton Talit:

Rexhep Hoti ja jep kuptimin darvinizmit!

Me nje dallim te vogel se evaulimi merr kohe (sipas Dravinit) e te Rexhep "intelektuali" evaulimi ndodh edhe brenda oresh.

Ky "intelektual i madh" deri me 2010 per Hashim Thacin fliste ashtu sic flet sot. Si nje patriot, intelektual e politikan te permasave boterore!

Por, nderkohe (atehere me 2010-11) ndodhi dicka e quditshme, "intelektuali" Rexhep Hoti filloi te fliste e shkruante terr e zi per Hashim Thacin?!. 

Gojekqinjte thone se u fut ne biznes me Fatmir Limajn ne (TV) Tribuna Channel, andaj me 2011 e shkruajti librin "bestseller", GJENITE DHE DRAMA E KOSOVES, shtypur ne Europrint, Prishtine, 2011.

Nese nuk e keni blere kete " bestseller" atehere nuk do ta gjeni me, prandaj mos hupni kohe duke e lypur kete liber sepse "intelektuali" Rexhep Hoti "quditerisht" nuk don qe ky liber te lexohet me.

Ne kete liber te "mrekullueshem" Rexhep "intelektuali" e pershkruan ne detale personalitetin e Hashim Thacit, si njeri shume i korruptuar, rrenacak, mashtrues, perqares, intrigant, egoist, i pangopur, diktator e keshtu me radhe.

Bie fjala, ne faqe 367, "intelektuali" Rexhep Hoti, pershkruan menyren diktatoriale te udheqjes se Hashim Thacit me PDK'yhin, me "duhet thene se shume prej deputeteve te PDK-se, nga anonimusi ku ndodheshin, nuk i kishte njohur me pare as lagjia prej nga vinin, ne nje mengjes, nen diktatin e diktatorit te vogel te PDK-se, ishin zgjuar si deputete. Duket se ai kishte nevoje t'i kishte disa prej tyre brenda grazhdit te tij. Me vota shume te dyshimta, qe vetem kreu i PDK-se ka ditur dhe ka pasur aftesi t'i fabrikoje, me mekanizmin e tij teresisht privat, njesoj si ta kishte policine private".

Kurse ne fq 396, "intelektuali" Rexhep Hoti per PDK'yhin jep nje progonoze e cila mbase me kete 11 qershor do te dali, "e verteta eshte se anija qe ai po drejton eshte duke u fundosur".

Duke vazhduar, ne faqen tjeter (fq 397), me nje analize te thukte per "politikanin e kalibrit boteror", sic po e cileson tani, e atehere per diktatorin dhe mashtruesin Thaci, me "'ne nuk mund te zhvillojme politika te tilla per rritjen e pagave per nje sektor te caktuar, fjala vjen, nderkaq, sektoret tjere, apo shtresat tjera shoqerore t'i harrojme krejt, 'gjuajme' sikur te mos ishin pjese e kolektivitetit tone. Ketu ne kete pike Qeveria ka probleme te medha'
Kjo llave keqperdorimesh pastaj shkon deri te Qeveria, e cila brenda 100 diteve dhe pas 100 diteve, te gjithe ne radhe presin per te shkuar te Rruga e Kombit, si ne tyrbe, per ta vizituar nje projekt qe realisht ka filluar me vendosmerine e Limajt dhe i cili eshte duke e paguar ate vendosmeri shtrenjte. Shume shtrenjte. Me duhet ta them se po te mos ishte vendosmeria e tij, projekti nuk do te behej kurre".

Bile, ne fq 401, Hashim kriminelin e akuzonte edhe per gjenocid!!! Me, "ajo qe eshte bere ne raport me Fatmirin, ne raport me familjen e tij, eshte krim dhe do ta kualifikoja si gjenocid i shtetit ndaj familjes dhe individit".

Per ta identifikuar problemin kyc ne fq 404, '"problemi eshte se Thaci eshte mjeshter i formules 'percaj e sundo'".

E ne faqen tjeter (fq 405) vazhdon me nje keshille, ashtu sic i ka hije vetem Rexhep "inteletualit", "'nuk eshte mire qe me gjenialitetin e vet, 'percaj e sundo' Thaci, t'i keqperdore edhe familjet ikona te Kosoves, sic jane familja Jashari e familje tjera'".

Por ajo qe me bene te habitem eshte se kur, gjithnje sipas intelektualit Rexhep Hoti, "krimineli dhe diktatori injorant i paditur Hashim Thaci", si u be ne nje "politikan me permasa boterore dhe intelektual i mirefillte", sic po e cileson tashti?! Kur me 2011, "intelektuali" Rexhep Hoti per injorantin Hashim Thaci shkruante keshtu ne faqe 407, "une nuk kam mundur t'i shkoj prapa Thacit per shume arsye, nder te tjerash, edhe per arsye intelektuale, edhe per arsye morale, por edhe per arsye familjare. Nuk eshte kurrefare e fshehte se une dua te ruaj pak edhe traditen e familjes sime".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat