Haziri përcjell mesazhin e zyrtarit evropian: Votoni LDK-në për një të ardhme evropiane

Politika

Haziri përcjell mesazhin e zyrtarit evropian: Votoni LDK-në për një të ardhme evropiane

Nga: H.O. Më: 9 qershor 2017 Në ora: 17:09
Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri në një postim në Facebook ka thënë nuk ka mesazh me të qartë se ai i kryetarit të partive Popullore Europiane, Joseph Daul, në të cilin thotë se “unë i porositi votuesit që të mos zgjedhin që ta çojnë Kosovën në një qorrsokak, por të votojnë LDK-në për një të ardhme evropiane”.

“Nuk ka mesazh më të fuqishëm dhe më kuptimplotë se ai i kryetarit të partive Popullore Europiane, z.Joseph Daul, i cili tha qartë në Gjilan se ‘unë i porositi votuesit që të mos zgjedhin që ta çojnë Kosovën në një qorrsokak, por të votojnë LDK-në për një të ardhme evropiane’. Ne besojmë se gjilanasit dhe e tërë Kosova do të zgjedhin integrimet europiane. LH”, shkruan Haziri./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat