Veseli-Haradinaj-Limaj, trinomi fatkeq për Kosovën

Politika

Veseli-Haradinaj-Limaj, trinomi fatkeq për Kosovën

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 9 qershor 2017 Në ora: 17:27
Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj

“Unë ne besoj se në qytetet e mëdha nuk do të fitojë koalicioni PDK-AAK Nisma. Nuk besoj se fitojnë për shkak të konsumit të madh të tyre gjatë ushtrimit të pushtetit në mënyrë arrogante. Arrogant Hashim Thaçi dhe komandantet. Këta dështuan në Drenas dhe besoj se fytyra që kanë do të bëjë të dështojnë në shumë zona”ka thënë analisti Rexhep Shahu.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) bashkë më partneret e koalicionit të tyre AAK dhe Nisma shihen si dështuesit më të mëdhenjtë të zgjedhjeve të 11 qershorit, ani pse ata mund të kenë numër të madh të votuesve. Mundësia për fitoren e tyre ndaj koalicionit tjetër kundërshtar LDK-AKR -Alternativa dhe partisë deri tash në opozitë Vetëvendosje është gjeja e fundit që i duhet vendit. Sipas analisteve politikë  një fitore e tillë e koalicionit PAN dhe trinomit Veseli-Haradinaj dhe Limaj do të ishte fatkeq për Kosovën dhe se janë po të njëjtin që deri më tani kanë zhvatur shtetin në mënyra të ndryshme. 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Shtunën dhe të Dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat