Debat i ashpër, Tomë Gashi e lë pa koment Milaim Zekën

Politika

Debat i ashpër, Tomë Gashi e lë pa koment Milaim Zekën

Më: 15 qershor 2017 Në ora: 18:24
Milaim Zeka dhe Tomë Gashi

Një debat i ashpër është zhvilluar mes avokatit Tomë Gashi dhe kandidatit për deputet, Milaim Zekës.

Si pjesë e koalicionit PDK-AAK-Nisma, Milaim Zeka ka kritikuar vazhdimisht udhëheqësit e Vetëvendosjes, duke thënë se ata janë politikanët që e kanë ofenduar më së shumti kandidatin e këtij koalicioni për kryeministër, Ramush Haradinajn.

E Tomë Gashi, e ka pyetur Zekën nëse udhëheqësit e koalicionit të tij janë “burra të mirë”, duke i thënë se ai vet i ka mbrojtur në dhjetëra procese gjyqësore.

“A e di që unë vet i kam mbrojtë këta?”, ka pyetur avokati Gashi.

“Po e di”, ka thënë Zeka.

“A e di për çka? Për burra të mirë nuk i kam mbrojtë”, ka thënë Gashi.

Milaim Zeka tregon pse Limaj nuk ishte në festën e PAN

Gashi: Zyrtarët e VV-së nuk do të akuzohen nga Gjykata Special

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat