Limaj nuk pajtohet me Haradinajn: Vetëvendosje ka shënuar fitore të jashtëzakonshme. Urime!

Politika

Limaj nuk pajtohet me Haradinajn: Vetëvendosje ka shënuar fitore të jashtëzakonshme. Urime!

Më: 15 qershor 2017 Në ora: 21:44
Fatmir Limaj

Kandidati për deputet nga PDK-AAK-Nisma dhe kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ndryshe nga kolegu i tij i koalicionit, Ramush Haradinaj, i cili tha se Albin Kurti po gënjen kur thotë se ka fituar zgjedhjet, ka shfrytezëuar rastin ta urojë Vetëvendosjen, për “fitoren e jashtëzakonshme”.

“Kur thotë zoti Kurti se Vetëvendosje ka dalë partia e parë, ka të drejtë me thanë. Është e vërtetë që fitorja e Vetëvendosjes është jashtëzakonshme dhe shfrytëzoj rastin me ia uru”, ka thënë Limaj.

Por, Limaj ka thënë se koalicioni PDK-AAK-Nisma ligjërisht është fitues i zgjedhjeve.

“S’pari kemi një koalicion fitues. Ne i kemi fitu zgjedhjet. Kandidati ynë për kryeministër, është fitues i zgjedhjeve. Këtu është pika”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se presidenti obligohet që t’ia japë mandatin Haradinajt.

“Këtij kandidati kushtetuta dhe ligji e njeh dhe e obligon presidentin që me ia dhanë mandatin. Jemi të bindur se ky vend do të qeveriset nga kryeministri i ardhshëm, Ramush Haradinaj”, ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat