Limaj shprehet i gatshëm që t’ia japë LDK-së këtë post

Politika

Limaj shprehet i gatshëm që t’ia japë LDK-së këtë post

Më: 15 qershor 2017 Në ora: 22:04
Fatmir Limaj

Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë se është shumë i hapur për Lidhjen Demokratike të Kosovës, kështu duke  e ftuar atë në koalicionin PAN.

Ai tha se është i gatshëm t’ia japë LDK-së postin e zëvendëskryeministrit.

‘Jam i gatshëm t’ia jap LDK-së nëse e kërkojnë këtë post’, tha Limaj.

Ai tha që Nismës nuk i bën për poste si ato të ministrave, duke shtuar se janë të interesuar për një qeveri reformatore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat