LDK nuk e përjashton koalicionin me VV-në

Politika

LDK nuk e përjashton koalicionin me VV-në

Më: 15 qershor 2017 Në ora: 22:20
ilustrim

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muharrem Sfarqa, deklaroi se partia në të cilën është nuk ka përjashtuar koalicionin me Lëvizjen Vetëvendosje. Ai tha se ky koalicion nuk mund të bëhet në mes disa individëve por në kryesinë e LDK-së.

Duke shtuar se elektorati i LDK-së nuk është kundër një koalicioni të tillë

Mirëpo, sipas Sfarqës, i pamundur është koalicioni me Partinë Demorkatike të Kosovës, pasiqë ai mendon se koalicioni me ta bëri që LDK të humb elektorat. Arsyeje tjetër sipas Sfarqës që nuk do të ketë koalicion me PDK-në është kundërshtimi i elektoratit kundër një koalicioni të tillë, pasiqë sic tha ai jemi tradhtuar nga kjo parti, për qëllime karrieriste të liderëve të tij.

Ai foli edhe për se a ka Lidhja Demokratike vijë të kuqe ndaj AAK-së, duke u shprehur se përvec PDK-së nuk kanë asnjë vijë të kuqe, dhe sipas tij bashkëpunimi me Ramush Haradinajn jashtë PDK-së është shumë i mundur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat