Mimoza Kusari: Nëse LDK hyn në koalicion me PAN’in, ne largohemi

Politika

Mimoza Kusari: Nëse LDK hyn në koalicion me PAN’in, ne largohemi

Më: 15 qershor 2017 Në ora: 23:31
Mimoza Kusari

Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari, e cila drejton Alternativën që në zgjedhjet e 11 qershorit u bë pjesë e listës së Lidhjes Demokratike, në emisionin Komiteti, ka folur për opsionet që ka para vetës koalicioni LDK-AKR-Alternativa, që u rëndit i treti në zgjedhje.

Kusari ka treguar nëse LDK po mendon të bëhet pjesë e ndonjë koalicioni qeveritar, formimin e së cilit fillimisht do ta provojë koaliconi PDK-AAK-Nisma, e cili doli i pari në zgjedhje.

Ajo ka bërë të ditur qëndrimet e Alternativës, e cila, sipas Kusarit, do të ketë së paku dy ulëse në Kuvend, në lidhje me koalicionet që mund ta bëjnë LDK’në pjesë të Qeverisë.

Kusari ka treguar se do të jetë në cdo formë së bashku me LDK’në, përvec në rast se kjo e fundit vendos të formojë koalicion me PDK’në në Qeveri. Ajo bën të ditur se diçka e tillë do ta prishte marrëveshjen parazgjedhore LDK-Alternativa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat