Pacolli: Qëndrimi i AKR-së është i qartë dhe nuk lëkundemi nga pozicioni ynë

Politika

Pacolli: Qëndrimi i AKR-së është i qartë dhe nuk lëkundemi nga pozicioni ynë

Më: 16 qershor 2017 Në ora: 09:27
Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli

Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka mohuar se është lëkundur në qëndrimet e tij kundër bashkimit në qeverisje me PAN-in.

Përmes profilit të tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Pacolli ka thënë se bashkë me partnerët LDK, Alternativa e Lëvizja për Drejtësi janë të vendosur në rrugën që ka diktuar vota qytetare më 11 qershor, sipas tij, për ndryshim.

“Të nderuar miq, secili lajm që mund ta lexoni është thjesht spekulim. Qëndrimi i AKR është i qartë dhe nuk lëkundemi nga pozicioni ynë. Bashkë me partnerët e Koalicionit, LDK-në jemi të vendosur në rrugën tonë, konform vullnetit të qytetarëve të Kosovës për ndryshim”, ka shkruar Pacolli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat