Partitë e mëdha morën “Kartonë të kuq”, nga elektorati

Politika

Partitë e mëdha morën “Kartonë të kuq”, nga elektorati

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 16 qershor 2017 Në ora: 18:50
Fushata zgjedhore në Kosovë

Zgjedhjet e 11 qershorit sollën ndryshime të theksuara në skenën politike të Kosovës. Partinë Demokratike të Kosovës, vetëm koalicioni me mbi dhjetë subjekte tjera politike e nxori në vendin e parë. Në anën tjetër LDK-ja bashkë me AKR-në dhe Alternativën dhe Lëvizjen për drejtësi,  u radhit e treta pas Lëvizjes Vetëvendosje e cila garoi e vetme në këto zgjedhje. 

Njohësit e çështjeve politike dhe profile të ndryshme nga skena politike kanë vlerësuar se, brenda skenës politike të Kosovës kanë ndodhur deformime të shumta e të thella.

Sipas tyre, Kosova nuk mund të shërohet për një kohë të gjatë nga kjo situatë, meqë kemi të bëjmë me degjenerime që kanë dëmtuar boshtin historik të lirisë dhe të shtetësisë demokratike të Kosovës.

Anëtari i LDK-së Shpejtim Bulliqi ka vlerësuar se rezultatit e para të zgjedhjeve që patëm, japin indikacione se ka një lloj ristrukturimi të skenës politike të Kosovës.

Sipas tij, ndërrimi i pozitave në renditje të subjekteve kryesore-rënia e tyre tregon se elektorati po jep "kartonë të verdhë dhe të kuq" për arsye të ndryshme.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Shtunën dhe të Dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat