Këngëtarja nuk ia del që të bëhet deputete e Kosovës

Politika

Këngëtarja nuk ia del që të bëhet deputete e Kosovës

Më: 17 qershor 2017 Në ora: 21:51
Kuvendi i Kosovës

Xhyljeta Gërxhaliu-Kuqi, nuk ka arritur të marrë votat e nevojshme që të jetë deputete në Kuvendin e Kosovës.

Modelja dhe Këngëtarja dikur e njohur Xhyljeta Kuqi, ka marrë pak vota edhe në vendlindjen e saj në Vushtrri.

Atë e kanë votuar vetëm 497 bashkëvendas nga Vushtrria, e duke u bazuar në këtë ajo do ta ketë të vështirë të ulët në Kuvendin e Kosovës.

Image
Xhyljeta Gërxhaliu-Kuqi

Këngëtarja ishte kandidate për deputete nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.Ajo është e martuar me futbollistin e njohur, Shefki Kuqi dhe jeton në Finlandë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat