Avdullah Hoti më i votuar se Ramush Haradinaj

Politika

Avdullah Hoti më i votuar se Ramush Haradinaj

Më: 17 qershor 2017 Në ora: 22:43
Ramush Haradinaj, Avdullah Hoti dhe Albin Kurti

Tashmë janë publikuar edhe votat jozyrtare të kandidatëve për deputet nga të gjitha partitë.

Në listat e publikuara shihet se kandidati për deputet i koalicionit LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti ka më shumë vota se kundërkandidati i tij nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, përkundër që ky koalicion doli i pari në zgjedhjet e 11 qershorit.

Avdullah Hoti ka 82 486 vota ndërsa Ramush Haradinaj ka marrë vetëm 73 415.

Kandidati për kryeministër që ka marrë më shumë vota është Albin Kurti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat