Ndryshon skena politike në Kosovë

Politika

Ndryshon skena politike në Kosovë

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 18 qershor 2017 Në ora: 05:54
ilustrim

Zgjedhjet e 11 qershorit sollën ndryshime të theksuara në skenën politike të Kosovës. Partinë Demokratike të Kosovës, vetëm koalicioni me mbi dhjetë subjekte tjera politike e nxori në vendin e parë. Në anën tjetër LDK-ja bashkë me AKR-në dhe Alternativën dhe Lëvizjen për drejtësi,  u radhit e treta pas Lëvizjes Vetëvendosje e cila garoi e vetme në këto zgjedhje. 

Njohësit e çështjeve politike dhe profile të ndryshme nga skena politike kanë vlerësuar se, brenda skenës politike të Kosovës kanë ndodhur deformime të shumta e të thella

Sipas tyre, Kosova nuk mund të shërohet për një kohë të gjatë nga kjo situatë, meqë kemi të bëjmë me degjenerime që kanë dëmtuar boshtin historik të lirisë dhe të shtetësisë demokratike të Kosovës.

Image
Shpejtim Bulliqi

Anëtari i LDK-së Shpejtim Bulliqi ka vlerësuar se rezultatit e para të zgjedhjeve që patëm, japin indikacione se ka një lloj ristrukturimi të skenës politike të Kosovës.

Kartonët e kuq  

Sipas tij, ndërrimi i pozitave në renditje të subjekteve kryesore-rënia e tyre tregon se elektorati po jep "kartonë të verdhë dhe të kuq" për arsye të ndryshme.

“Arsyet mendoj se dallojnë nga subjekti në subjekt, dikë e dënuan për qeverisjen e tyre një kohë të gjatë, dikë për politika klanore dhe joparimore brenda vet subjektit siç është rasti me LDK. Tek ish-subjektet tjera opozitare, mendoj se edhe atje pati ndëshkime. Qytetarët e thanë të vetën tek çdo subjekt apo lider, e dhanë leksionin se më nuk votojnë veç për hatër, ndërsa qe mbetet tek çdo subjekt që të marr këtë mesazh dhe të reformohen  të lëshojnë rrugë dhe të mbajnë përmbushin premtimet e dhëna. Zgjedhjet nuk përfundojnë në momentin e certifikimit, partitë duhet tu përmbahen premtimeve të dhëna deri në ditën kur përfundon mandati.

Ai ka theksuar, se partitë nuk janë prona private, sepse ato u përkasin të gjithëve, meqë dihet se çdo anëtare qon peshë dhe nuk duhet injoruar.

“Tek ata që ishin në qeverisje shkoj mesazhi se ndëshkohesh për mënyrën e qeverisjes dhe politikat joparimore.”, ka thënë Bulliqi.

Ndarja mes partive

Kandidati për deputeti i VV-së Faton Topalli ka thënë se zgjedhjet në Kosovë, bënë një ndarje të qartë mes forca e politike, pasi njëra ndarje ishte mes atyre që politikën e duan për pushtet dhe përfitime personale e grupore dhe atyre që politikën e kanë si mjet për të bërë ndryshime në interes të Komunitetit.

Image
Faton Topalli

Sipas tij, në grupin e parë hyn PDK me satelitët e sajë, ndërsa në grupin e dytë Lëvizja Vetëvendosje.

“Këto zgjedhje treguan që ka një strukturim të ngjashëm edhe brenda vet LDK-ës. Votuesit e LDK-ës ndëshkuan ata që luftuan vetëm për pushtet dhe vlerësuan pjesën tjetër që është për ndryshim përmbajtjesor. Qytetarët e Kosovës u përcaktuan me votën e tyre për ndryshimin dhe kësaj radhe ishin shumë ë të vetëdijshëm për rolin e tyre. Pa dyshim që kjo do të sjell një frymë të re në qeverisje prej së cilës do të përfitojë vendi dhe shoqëria si tërësi. Unë i përgëzoj ata qytetar që përkundër se ishin votues të partive të tjera, kësaj radhe u përcaktuan për Lëvizjen Vetëvendosje duke i dhënë vendit një mundësi të re për ti arritur objektivat që i synojmë si vend. Si shoqëri kjo nënkupton zhvillimin ekonomin shtetin e së drejtës, barazinë sociale, liberalizimin e vizave, arritjen e marrëveshjes për demarkacioni , arsim më të mirë e shërbime më të mira dhe  shëndetësi. Ka shumë punë në këtë vend, por edhe gatishmëri dhe motivacion të madh për të punua”, është shprehur deputeti Topalli.

Zogaj: Zgjedhjet nuk sollën ndryshime

Image
Skender Zogaj

Analisti politik Skender Zogaj, ka vlerësua se brenda skenës politike të Kosovës kanë ndodhur deformime të shumta e të thella të cilat nuk do të mund të shërohem për një kohë shumë të gjatë, sepse kemi të bëjmë me degjenerime që kanë dëmtuar boshtin historik të lirisë dhe të shtetësisë demokratike të Kosovës.

Sipas tij, këtë gjendje nuk do të mund ta ndryshojnë as zgjedhjet më të reja, sado që janë dhënë premtime kolosale.

“ Situata është shumë e rëndë dhe do të vazhdojë të rëndohet edhe më shumë sepse qytetarët kane votuar emocionalisht dhe nën ndikimin e fuqishëm të propagandës së servuar nga e koluare të caktuara antishqiptare, prandaj skena politike bëhet edhe më e egër se që ka qenë dhe aspak e volitshme për nevojat shtetërore dhe historike të shqiptarëve të Kosovës. Ndryshimet nuk përputhen me kërkesat aktuale të qytetarëve të vendit tonë të cilët do të vazhdojnë të mbeten në pengun e politikanëve injorante të prodhuar nëpër laboratorë të shërbimeve inteligjentë kombëtare e ndërkombëtare dhe e kriminelëve ordinerë”, ka thënë Zogaj.

Egoja për pushtet

Analisti politik Ali Hertica duke folur rreth asaj a po ristrukturohet skena politike në vend, ka pohuar se duke u nisur nga historiku i liderëve politik dhe banditizmit të tyre tani morën një mini goditje që pësuan disa subjekte politike.

Image
Ali Hertica

Sipas tij, tani ka filluar të bëhet një mini rikonstruktim i subjekteve politike, por ky ristrukturim është shumë i vogël me atë që janë zotuar dhe me atë që faktori ndërkombëtar ju ka tërhequr vërejtjen se njerëzit me dyshime apo të cilët kanë historikun jo të mirë dhe janë me dosje krimi ekonomik po politike të largohen nga listat.

“ Nga kjo del se ristrukturimi është shumë i vogël sepse ende janë të mbetura në skenë fytyrat e ricikluara. Në fjalorin e liderëve politik thuajse kanë filluar ndryshimet e skenës së tyre politike dhe gjuha e tyre e cila ishte thuajse shumë radikale dhe patriotike është zbutur apo të themi është bërë shumë demokratike nga fjalori dhe idealizmi i tyre. Por qytetari nuk pret diçka një rikthim të madh në jetën socialo –ekonomike dhe punësim sepse ende janë të mbetur njerëzit e klaneve dhe bandat e krimeve ekonomike të qujtuarit të pa prekshmit apo të fortëve. Kështu që për qytetar nuk do ketë kurrfarë ndryshimi nga politik-bërësit sepse është instaluar krimi dhe nepoztimi si dhe egoja e pushtetit të matrapazve politik”, ka thënë Hertica.

Kelmendi: Koalicion PAN-LAA ose zgjedhje

Njohësi i çështjeve juridike Muhamet Kelmendi ka vlerësuar se skena politike vlerësohet e tronditur, por jo e ndërruar përfundimisht.

Image
Muhamet Kelmendi

Ai ka thënë se partitë politike kanë mbetur mjaft të forta dhe në skenën politike ende kanë rrole të madh.

“Ecja në numër e VV në zgjedhje është një trend i zhvillimit drejtë rikondtruimit te skenës politike, por jo përfundimisht. Në kontekst të kësaj nuk do të ketë ndonjë ndryshim i madhe. Për kohen që po e kalojmë do të kemi qeveri të PAN dhe të LDK-së ose AKR-së ose fare nuk do të ketë qeverie. Atëherë do të varet shumë nga faktori ndërkombëtar. Si do të veprojnë ata kundruall VV. Nëse iu ipet mandati kësaj partie, natyrisht se ka mundësi të krijohet qeveria, përndryshe shkohet pas skadimit të afateve ligjore në zgjedhjet e jashtëzakonshme brenda një afati prej 40 ditëve.”, është shprehur Kelmendi.

Krasniqi: Zgjedhjet thyen bastionet e fuqishme të partive

Nga ana tjetër politologu Faik Krasniqi ka deklaruar këto zgjedhje goditën partitë dhe thyen bastionet e fuqishme të partive që kanë dominuar skenën politike.

Image
Faik Krasniqi

“Në bazë të raportimeve nga mediat, po duket që edhe ish deputetët kanë marrë goditje të forta nga elektorati i tyre, dhe me shumë gjasë nuk do të na përfaqësojnë në Kuvend në legjislaturën tjetër. Kjo është një gjë shumë pozitive. Konsideroj që po. Nëse krijohet një Qeveri të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje dhe me PDK-në në opozitë, vendi do të pësojë ndryshime të mëdha pozitive. Por, në rast se PAN-i arrin të krijojë Qeverinë, atëherë përveç se do të kemi vazhdimësi të së keqes, do të kemi edhe një ''eksod'' masiv drejt shteteve të BE-së, sepse shpresat e vetme të qytetarëve të këtij vendi kanë mbetur tek Vetëvendosje. Këtë e dëshmuan edhe në zgjedhjet e së dielës”, është shprehur politologu Krasniqi.

Mehmeti: Zgjedhjet sollën ndryshimin

Image
Faton Mehmeti

Ndryshe analisti politik Faton Mehmeti ka thënë se zgjedhjet e fundit prodhuan një gjë shumë të rëndësishme, trendin për ndryshim.

 “Gjithsesi ndryshimet janë të nevojshme të duhura dhe mjaft frytdhënëse. Prandaj është diçka pozitive për vendin që politikanët me çdo gjë e  kanë  komoditetin për të bërë çfarë të duan, pasi i pret ndëshkimi i popullit. Besoj se shërbimi ndaj qytetarëve dhe kujdesi ndaj nevojave të tyre do të jetë më i duhuri pas fillimit të ndryshimit të trendit për të ndëshkuar ata që nuk e kthejnë besimin e votës në shërbim|’, ka thënë Mehmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat