PDK duhet të shkojë në opozitë

Politika

PDK duhet të shkojë në opozitë

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 18 qershor 2017 Në ora: 18:17
Krerët e Vetëvendosjes në përmbyllje të fushatës zgjedhore

Zyrtarë nga Vetëvendosja e mohojnë se mund të ketë një koalicion të mundshëm me PDK-në. Kështu, kandidatja për deputete nga kjo parti, Shqipe Pantina ndonëse thotë se nuk kanë marrë vendime për koalicione pas zgjedhore, Vetëvendosje mendon se PDK-ja duhet të shkoj në opozitë.

Zgjedhjet e 11 qershorit nxorën një rezultat befasues. Nga këto zgjedhje koalicioni PAN mori më së shumti vota, por jo të mjaftueshme për të formuar qeverinë. Këtij koalicioni me një numër të madh partish, i duhet patjetër të bëj marrëveshje edhe me një parti tjetër në mënyrë të formoj Qeverinë. Por duket se këtu koalicioni PAN do të ketë ngecje. Ai është bërë i padëshirueshëm dhe i pabesueshëm për partitë tjera. Frika për “pabesi”, ka bërë që LDK-ja me partner të mos pranoj më kurrfarë bashkëpunimi me këtë parti, derisa Vetëvendosja ka bërë me dije çdoherë se ka vija të kuqe për PDK-në.

Kështu lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj është i nominuari për kryeministër nga koalicioni PAN, koalicion ky që nuk siguroj votat e mjaftueshme.

Si parti e dyta në zgjedhje doli të jetë Lëvizja Vetëvendosje, me kandidati për kryeministër Albin Kurtin, i cili i bëri thirrje partisë së tretë, koalicionit LDK-AKR-Alternativa për të formuar qeverinë. Këta të fundit ende nuk i janë përgjigjur kësaj thirrje.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat