LDK përball koalicionit PAN dhe Lëvizjes Vetëvendosje

Politika

LDK përball koalicionit PAN dhe Lëvizjes Vetëvendosje

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 18 qershor 2017 Në ora: 18:43
Isa Mustafa dhe Avdullah Hoti

Zgjedhjet e 11 qershorit, e gjetën Lidhjen Demokratike të Kosovës në një pozitë të papërshtatshme. Koalicioni i formuar nga LDK doli i treti në zgjedhje, derisa ky rezultat solli pakënaqësi të shumta brenda kësaj partie.

Në fakt LDK-ja ishte e vetmja parti që nuk donte zgjedhje të parakohshme, të paktën jo në këtë kohë. Ishin PDK, Vetëvendosje, Nisma e AAK që krijuan situatën dhe dërguan vendin në zgjedhje.

Këto tri të fundit, morën epitetin edhe si “satelite”, të PDK-së. Tani, ndonëse janë radhitur para LDK-së, as PAN-i përbërë nga 12 parti e as Lëvizja Vetëvendosje si e vetme nuk mund ta formojnë qeverinë. Atyre u nevojitet ndihma e LDK-së. LDK e “djegur”, prej herëve të kaluara nuk po pranon të hyj në koalicion me asnjërin kundërshtar. Partia e parë demokratike në Kosovë, duket se ka “mbledhur mend”. LDK po preferon qëndrimin në opozitë para bashkimit me PAN-in ose Vetëvendosjen të cilët ndihmuan në rrëzimin e saj nga qeverisja.

Këto qëndrime të zyrtarëve të LDK-së, i japin shpresë votuesve të kësaj partie se LDK po shkon drejt reformimit.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat